Godo Mehmetaj:Faqe e historise shkruar


Faqe e historise shkruar

Vlorë të mbajta në zëmër

asnjë çast nuk të kam ndarë

në çdo hap të jetës time

si gjaku nëpër damar

Ref,

Edhe retë kur shkojnë mbi Vlorë

hapen rreth bëhen kurorë

kjo pamje bukur magjike

si e qëndisur me dorë

Të kujtoj e ma shton mallin

sytë më mbushen me lotë

në gji ma ke ndezur zjarrin

si ti nuk gjeta në botë

Ref

Lavdit ti kanë bërë këngë

tradite gëdhëndur në gurë

faqe e historise shkrove

moj e etur për flamur

Ref,,

Nga Godo Mehmetaj ,,

About Post Author