Godo Mehmetaj:Humoristike nga jugu


Humoristike nga jugu

Se çu be sebep nje pule

Plaka me plakun u zune

Plake kurrizin si poçe

kame nje ore qe pres kafen

bjema te shkretin filxhan

se shkoj djelli tre osten

Prit mor mustaqe kacorr

çibukun ndezur me nate

qenke ngrit me zorr ne dore

te hengert dreqi ne barke

Plake ti sma ben ysmetin

ma more shpirtin me vdiqe

ma jep dhallen te tharrtuar

kater dite hedhur ne shishe

Mbyll gojen se meruam fshatin

se jam zonje e do pres mikun

kamte gjith diten ne kemb

pula me nderron furrikun

Plaka ime qysh su regje

mbete gjithe jeten e eger

shi se do tu them femive

do te ndaj e do marr tjeter

Perse me ke marr inat

su mblodhe nje nat per darke

dordolec ne mes te dhene

mbledhur kokordhaç me shark

Me respekt Godo Mehmetaj

About Post Author