Godo Mehmetaj

Këngë e poezi të shkrova
Vajze me ato balluke
si pike e ujit kulluar
me shkove afër s’me fole
s’di pse je e zemëruar.
Më je bërë refren i këngës
ne çdo varg te poezisë
për ty kam një vend në zemër
mos me lër kështu te trishte.
Je si ylli i mëngjesit
lëshon rreze e bën dritë
trëndafil i kuq pranverë
gonxhet hapur për çdo ditë.
Këngë e poezi të shkrova
se për ty unë ndjeva mall
prita shume sa te mora
moj borëbardha ne përrallë.
Godo Mehmetaj