KUSH U RRIT NË FSHAT!
A e mbani mend,
kush u rrit në fshat,
opingat me tela,
Rritur me të keq,
me një cop bukë that,
na këpuste gjumi,
flinim dhe pa darkë.
Me dhën e me lopë,
na zgjonin me natë,
me poturret grisur,
nga kërcinjte gjak.
Po sot nostalgjia,
bën te shkosh me vrap,
të pishë një godë dhallë,
dhe pak djath në nap.
