Larg përtej detit
andej nga lind dielli
Shqipëria jonë
sa shumë mall që kemi
me sy të përlotur
me mendjen lajthitur
zëmra nuk duron
vitet duke pritur
mbetëm si jetimët
s,dimë se ku vemi
këmbët ikin bosh
kokën mbas e kemi
thinjur nga mendimet
nga njerëzit të ndarë
duket se bën dimër
për ne s’ka behar
Shqipëri moj Nënë
S’di a më dëgjoj
dhe kur vim njëherë
refugjat na thonë
O Atdhe i dashur
kurrë nuk të ndërroj
sa te jem i gjallë
për ty do këndoj
Nga Godo Mehmetaj’
