Godo Mehmetaj:Më erdhe ashtu pa pritur!


Ti më erdhe kur stë prisja,
moj zanë e bukur mes hollë,
në takimin tonë te parë,
më ëmbëlsove me mollë.

Nukë e harroj atë ditë,
kur ti putha buzë e sy,
erdhe vetëm nëpër vapë,
mbuluar kokën me shami,

Shkojë ajo faqe behari,
te kërkova e s,lashë më vend,
kishje bukuri te rrallë,
ike po mi more ment.

Te kërkova gjithandej,
lëndinat der te burimi,
ikja ngadal pa bërë zhurëm,
se ndoshta te kish zënë gjumi.

Ajo ishte ditë e shënjtë!
me fute avet dhe etje,
zanë e bukur eja prap,
se me ke bere për vete.

About Post Author