Godo Mehmetaj:Në një ditë behari 


NË NJË DITË BEHARI

Në një ditë behari
dola bregut lumit
duke pritur vajzen
më kishte zënë gjumi

Shikoja në ëndërr
gërshetat e saja
dy vjet pa e parë
fillova të qaja

Mbi valët e lumit
që shkonin ngadal
afrohej një letër
shkruar me dy fjal

Kjo letër i dashur
shkruar duke qare
do të mbaj në zëmër
të lutem më fal

Të prita gjith diten
der sa zuri nata
më dukesh si ëngjëll
që më ndek na mbrapa

Nuk mund ta besoja
te ikje nga mua
u rritëm të vegjel
si mishi me thua

Nga Godo Mehmetaj. 

About Post Author