
Nëpër erë e në të fyohtë
qaje e nuk nxirrje zë
ashtu hallet të kanë zënë
Nënë o Nënë.
Si i kalon vitet vetëm
sëmure kush të kuron
kush të jep dhe për të ngrënë
Nënë o Nënë.
Nënë moj si po duroj
të coj pak kokën në prëhër
si breshër më ikin lotët
Nënë o Nënë.
Kur të shoh kështu o Nënë
me humbet dhe burrëria
nga dhimbja loti pikoi
mbete në vargjet e mia.
Sa marr penën për të shkruar
te ty Nënë më vete gjuha
sa te jem nuk i harroj
të gjitha vuajtjet e tua.