Godo Mehmetaj:O atdhe mos na braktis!


Godo Mehmetaj

O atdhe mos na braktis!

O Atdhe mos na braktis!

jeta mu be e vështirë,

një zë me thërret ne gjumë:

kthehu te Nena o bir.

Sikur jam me këmbët lidhur,

dhe me shpirt nuk jam i lire,

tere këto vite ku i humba?

dhe dielli s’me ngrohu mire.

Këtej buza nuk me qeshi!

me shikojnë me përçmim?

një cope buke dhe thate ta kisha,

shkuar mjaltit ne mërgim.

Dikush thotë: ky është i marre,

unë, e them me dëshpërim,

dhe me flori te ma shtrojnë,

se ndërroj me vendin tim.

About Post Author