
Pasqyra më thotë të shtohen rrudhat
Pasqyra ime me sheh ne sy
me thote ka dale nje tjeter rrudhe
dhe une bej sikur s kuptoj
i bie anes udhe mbi udhe
Po vitet ikine si shkume mbi vale
pasqyra varur tregon te verteten
rrudhat shtohen per her mbi ball
femijet largohen dhe mbetem vetem
I thashe pasqyres me ler ne paqe
pse me tregon ne moshe te thyer
ajo me sheh per dite ne faqe
edhe pse thinjat me boje te lyer
Gjunjet nuk binden njesoj si me par
kembet s,kapojen dot nje pellgaçe
flas me vete mbeshtetur per stoli
xhepet rendojen te mbushur me ilaçe
Respekte per keta prinder qe mbeten vetem ,,
Me respekt Godo Mehmetaj