Godo Mehmetaj
Për ty Vlorë gjunjëzohem

Sa lirshëm me dalin fjalët,
dhe me mbushin kraharor!
Sa rrjedhshëm me lidhen vargjet,
kur shkruaj për ty moj Vlore!
Vlore, perla e bukurise,
e besës dhe burrërisë!
Gur themeli i lirisë
faqe e pare e historisë!
Për ty Vlore gjunjëzohem
dhe për gjithë Labërinë !
Ne breza lavdi ke veshur
o zjarri qe me ngroh gjine!
Kudo shkoj me ballin lart
dhe e ndjej veten krenar!
Me ke dhenë identitet ,
me dhe nderin shqiptar!