PSE PO IKËN KJO FILIZE?
Pse po ikën kjo filizë?
nga kjo tokë e nga ky plis?
farën ta mblodhen me dorë,
Ishje e pastër fildishtë,
e zgjedhur kokërr më kokërr,
këtu tani po rritet drizë,
ti hedh rrënjë, në tokë të botës.
Mbetën gurët e zhuritur,
presin të bjerë shiu parë,
do mbijnë bimë të tjera,
a.do mbijë, prapë kjo farë?
Ktheu prap, në tokën mëmë,
se po mbin tershërë e egjër,
ti ishje farë nga të parat,
e zgjedhur per vënd të egër.
