Godo Mehmetaj:Sikur botën të ma falesh!


Në cdo rrugë që hodha këmbën,

nga ti shpirti s.më është ndarë,

tani të shikoj nga largë,

Vlorë moj e shtrënjta Vlorë.

Të shikoj e s.më lënë punët

të vija ca ditë të rrija,

më është ndarë zëmra në mes,

më rri gjysma te fëmijët.

Vjen e bëhesh më e bukur,

kështu dua të shikoj,

sikur botën të ma falësh,

Vlorën time se ndërroj.

Vajta vite larg teje,

po me zëmër jam aty,

Vlorë e ëndërrave të mia,

ti ma ndez zjarrin në gji.