
Unë libri dhe kitara!
Nje nate ,kisha mbetur vetem
nen driten e qiririt,
kendoja nje kenge te vjeter,
me ngacmoi ndjenjat e shpirtit.
Gishtat luanin per mbi tela,
lot i ngrohte pikonte syrit,
deshmitar nje trendafil,
fshehur faqeve te librit.
Ashtu kaluam ate nate
une ,libri dhe kitara,
kenduam kenget e vjetra,
zemra i kish te pandara.
Fshehur faqeve te librit,
trendafili gjethe thare,
me solli kohen rinore,
me kujtoi vitet me pare.
Nga Godo Mehmetaj