Vajzë përmetare!
Si zogë thëllëze
vajza nga përmeti
kur më doli para
U shtanga i shkreti
Te shëmbi qytetit
mbi lule si flutur
syri s, më kish parë
vajzë më të bukur
Nëna të kish rritur
qëndisur nga Zoti
shikimi më ngriu
dolë pika loti
Mu shfaqe si zanë
hoqa thellë në zëmër
fshija sytë me dorë
mos ishja në ëndërr
Nga më hoqi rruga
të shkoja nga kjo anë
nuk mundem të iki
hallin kushë ma qan
Trupin si lastare
në mes e këputur
vajzë përmetare
ethet mi ke futur
Nga Godo Mehmetaj’
