Godo Mehmetaj:Zëri i atdheut më thërret


ZËRI I ATDHEUT MË THËRRET

Atdheu im sa shumë të dua

si rreze dielli në këtë planet

kjo zëmra ime rreh fort për ty

je me i shtrënjti në këtë ketë.

Për ty Atdhe ndihem i trishtë

dhe kjo vetmi shpirtin ma tret

sa shumë për ty dua të shkruaj

me frymezim si një poet.

Sa më mungon Atdhe i dashur

kështu si mua dhe shumë të tjereve

me djeg në gji një lëmsh i zjarrtë

të vi tek ti ashtu si era.

Eshtë zeri atit që na thërret

e shtrënjta nënë që kërkon birin

si zë i mbytur më ngrë nga gjumi

më thot,, o bir mos harro gjirin.