GOMARI DHE DHELPRA ( fabul )


Petro Sota

Një gomar po rrinte i shtrirë në lëndinë,
Si profet i harruar po kalonte pleqërinë,
I këthyer nga dielli me veten e tij flet
Sheh ëndërra syhapur, sikur është poet.

Një vënd buzë pyllit vetë e kish gjetur
I etur për lavdi, qe djegur e qe tretur.
Dhe me zërin e çjerr këndonte pa orar
Se e quante veten, i pari ndër gomar.

E lavdëron dhelpra kur kalon aty pranë
-Ah gomar, more gomar, po habit dynjanë,!
Me fjalët e bukura, që pa mënd të lënë,
Le kur bënë kritikë, ah nëne moj nënë.!

-Se i thua gjërat, fare troç dhe pa frikë
Kështu si ti, asnjë gomar s’bën kritikë,
Por unë fjalë të bukura, të them nuk di
Ndërsa ti do mbetesh, i madh në histori.

U kthye gomari dhe dhelprën e vështroi,
Por aty si padashur, një pordhë i shpëtoi.
-Më fal zonja dhelpër, se po mendoja pak,
Por të dy bashkë, mund të bëhemi ortak.

-Se dhe ti më pëlqen, kur për mua flet
Me dinakërinë tënde, në histori ke mbet.
Se atë që ke bërë ti, se bënë askush
Por disa thonë kot :-s’ha dhelpra rrush.

-Nuk ke lënë kotec pa vizituar në fshat
Prandaj më pëlqen dhe s’të kam inat,
Se dinakëria sot ka më shumë vlerë
Nga disa pushtetar, që s’kanë as nder.

-Por ti fol për mua kështu si më sheh
Se asnjë këtu për të mënçur s’më njeh
Se ajo fjala e jote një peshë do të ketë,!
Gomari syhapur, sheh ëndërra si poet.

Lëvdatat i pëlqenin të shkretit gomar
Por dinakja dhelpër, s’do të hante bar.
Me gomarin si ortak, nata do ta gjente,
Që pulat në kotec, vetë t’i rrëmbente.

Dhe kështu mbrëmja së bashku i gjeti
Me dhelprën dinake, ky gomar i shkreti,
Po ktheheshin rrugës sapo kish rënë nata
Gomari shkon përpara e dhelpra mbrapa.

Por dinakja dhelpër, kish bërë një plan,
Me veshgjatin sonte do të hynte në stan.
Pas gomarit mengadalë në fshat arritën,
Por yjet nga qielli, u dukën sikur zbritën.

Fshati u ndriçua, doli dhe hëna në mal
Por veshgjati kokë ulur ecte mengadalë.
Ndërsa dhelpra e trembur kur doli në dritë
Vrapoi me shpejtësi, por ra në një pritë.

E prisnin fshatarët, se do kthehej patjetër
Nuk e harronte dhelpra, zakonin e vjetër.
E dënuan dhelprën, sipas zakonit të fshatit
Por një dru të mirë i dhanë dhe veshgjatit.

20 shtator 2021

About Post Author