GOMARI DHE POETI


Petro Sota


( fabul )

Një gomar, ngritur veshët përpjetë,
Duke ecur rrugës, takon një poet.
Më zë pak të trashë, gomari i flet
-Ç’keni me mua, që s’më lini të qetë ?

-Se më keni tallur me fis e me soj,
E në çdo fabul, m’keni vënë në lojë,
Që nga Ezopi, por edhe Dritëroi
Se pse gomari, para kalit shkoi,!

-Është e vërtetë, që s’kam tru shumë,
Por në mes jush, ka më gomar se unë.
Dhe më pak ka në fshat, se sa n’qytet,
Gjithashtu si unë, ka dhe n’parlament.

-S’mund them se ka edhe shkrimtar
Por janë ca dinak, që ju s’i keni parë,
Që unë ata me sy, nuk dua t’i shoh,
Se dinakërinë e tyre mirë ja u njoh.!

Kështu tha gomari dhe iku ngadalë,
Duke lënë poetin pa thënë një fjalë.
Këto fjalë poetin në mendime e lanë,
Ndoshta në ndërgjegje pak e vranë.

Se shahet shpesh gomari e pa arsye,
Dhe kafshët e tjera, që jetojnë në pyje,
Ndërsa fabulat, për të vënë në lojë janë,
Njërëz, që më pak tru, se kafshët kanë.

Ndoshta për këtë, do më shajnë edhe mu,
Ai ose ajo, që do ta gjejë veten këtu,
Por dikush, që mizën në kokë do e ketë
Kur ta lexoj këtë, do të hidhet përpjetë.

30 shtator 2021…

About Post Author