Gomari në internet-Ferit Toma


Ka hyrë gomari në internet

Mburret, jam unë inteligjent.

Bën të shkruaj po më kotë,

Të lexojë po s’lexon dot.

Pa figurat ngjyra-ngjyra

Këto lëvizin a janë piktura?

Mendimet i ka po jo me ngut

Dhelpra i thotë, kot po ja këput.

Gomari veshët ngre përpjetë

Me krenari thotë e di unë vetë.

Dhelpra tha merr drutë me vrap

Se zotëria s’të jep bukë në darkë.

Gomari iku shpejtë vrap e vrapë

Zotët i kërkonin të hante prapë

Dhelpra në dorë laptopin mori,

Nga ekrani e zhgënjyer ajo doli.