“Gongla e zeze”-Eqerem Canaj


Poezi

Ne gonglen e shamise se zeze

mema fshihte dy monedha floriri,

une flori s’kisha pare ndonjehere,

ndaj kurreshtja mu be ide fiksimi.

Zgjati ky siklet nga viti ne vit,

floket e zinj te mamase u zbardhen,

mbi koken e thinjur shamia e zeze u gris,

florinjte e verdhe syte e mi dot s’i pane.

Kaluan kohe deri ne harrim,

nje nate dimri te shiut me shtambe,

dera e konakut u perplas me terbim,

ca burra me arme arrestuan babane.

Pa erdhen vaktet, une u bera burre,

zbulova gjasat qe kishte bluar mulliri:

babai im kishte rene ne burg…

gongla e zeze qe shpallur thesar floriri.

Ne gonglen e shamise se zeze

ime me fshihte dy monedha floriri,

une flori s’kisha pare ndonjehere,

ndaj kurreshtja mu be ide fiksimi.