Goroneci-Gezim Llojdia


Goroneci
Gezim Llojdia
1.
Ne banonim atëherë në këtë adresë:
“Xhivari i madh, Goroneci i fjetur”.
Na mbante mbërthyer mendjet fëminore,
brenga e kuajve si ëndrra vjeshte.
Një legjendë vjetrohej si vera ,
nga dhimbje zemre ,
por thuhej në heshtje .
Në kopshtijet tona rronin në këtë botë ,
përherë atje në Qafë të Mbretes,
askush si kish parë,
ca kuaj të egër,
në zheg e ngricë,
çanin shtegun e thjeshtër.
2.
Plakat e moçme llafosnin në plloça,
në ëndërr ju shfaq një vegim i bardhë.
Kur mbyllet stina e verës në Goronecin tonë,
ka kuaj mbretër ,të bardhë patjetër.
-Ç’bënin ashtu për atë Zot !
Notojnë në qiell me jelet shpalosur
në të kundërt të erës?
Te pemët fletëshumë,
e prerë gjysmë hëna,
elipse rrathësh, përgjysmë, tabuti i verës.
Anekënd kopshtijeve
shtëpitë-buzëkyçur ,
ëndrrën mos e zgjo,
mbylle portën e zemrës!
3.
Në muzgun e thelluar ,
pikon por më shumë
rrëzohet pika e vesës.
Nëpër tragën e vjetër,
tretur vetëm eshtra,
si dikur lot dhe mjegull.
Në pyjet e heshtur,
puthja e iriqëve mbante erë kashte të djegur.
Perëndit qenë harruar në xhivarin tonë,
gjysma tjetër e pjesës.
Në kopshtijet e dendura me thekër,
rritej gjurma e kuajve të egër.