Vlora ime do të shkruaj
se të kam ndërmënd për ditë
me mall zëmre përvëluar
Bukuri mbi supe hedhur
me lavdi veshur e derdhur
largesia më ka tretur
si ty, jo nuk gjeta tjetër
Vlorë e bukur e pa shoqe
përmbi supe halle hoqe
kur shfletoj faqet e tua
rrugët me lavdi ke shtruar
Kur shkruaj për ty moj Vlorë
më duket se s.jam i zoti.
fjalët në letrën e bardhë
perzihen me pika loti
Mbretëreshë e Labërise.
njëhere syrin se ke qepur
tu përplasën dallgë deti
granit qëndrove në shekuj.