GRATË E BUKURA


Dhimiter Nica

Gratë e bukura më skllavërojnë,

mi grisin sytë e marrë arratinë,

ngjyrën e fytyrës sepse ma dyllojnë

mes flokut të tyre e dua shtëpinë…

I ndërtoi Perëndia me ar e polen

dhe mua të shkretin që t’i shoh me zjarr,

me Omar Kahjamin do t’i deh me verë

dhe pastaj do kthehem në dashnor i marrë.

Më vonë le të digjem në hi dhe eter,

s’do bëhem pishmand se ç’bëra më parë,

dhe ju do thoni na ishte një herë

një poet i çmendur dhe dashnor i marrë…!

– Botuar në një nga librat e mi poetik.

About Post Author