Gratë e forta-Fatmir Pushi


Fatmir Pushi

Ju jeni gra, jeni si dylli !…

Ju mund të merni çdo formë,

Të forta ,të buta, besnike, e rrebele,

Dhe i jepni përgjigje çdo pyetje .

Ju jeni gra ,si një qelq i brishtë

Ju jeni kristal, e diamant i shtrënjtë,

Ku është aqë e lehtë për tu thyer,

Dhe shumë e vështirë për tu ngjitur.

Ju jeni gra, aq të forta sa çeliku,

Të rrepta ………..dhe të mprehta,

Tehu që shpon zemrën, e burrave,

Dhe lë plagë …………..dhe trishtim .

Ju jeni gra !..jeni gjithçka…..

Ju jeni valët………. e një deti,

Nga mëshira ……dhe gjykimi,

Ju jeni dielli, toka ,e hëna.

Ju jeni një tuf xhenxherfili,

Rruga dhe………destinacioni,

Ju jeni kërcënimi i buzëve,

Dhe fluturoni si një biletë.