Graviteti i fuqishëm-Vullnet Mato


Vullnet Mato

GRAVITETI I FUQISHËM

Femrat e reja, kanë fushën magnetike,

me pole tërheqëse, në gjinj e në kofshë.

Duke i zbuluar pakëz, në rrethana tipike,

paralizojnë trurin e çdo mashkulli në botë.

Kështu e pësoi Çezari dhe Mark Antoni,

nga perria Kleopatra, në Egjiptin e lashtë,

Ashtu i madhërishmi, Sulltan Sulejmani

në prehrin e skllaves Hyrem, mbeti skllav.

Po ashtu u magnetizua presidenti Klinton,

nga Monika Levinski, në Shtëpinë e Bardhë,

verbuar nga graviteti i fuqishëm femëror,

në hetime prokurorësh, u end muaj me radhë.

Ashtu ka ndodhur me shumë burra shteti,

në të gjitha kohët, nga lashtësia deri sot,

tërhequr marrëzisht, prej këtij graviteti,

ata nuk kanë mundur, t’i rezistojnë dot…

Polet magnetike, të gravitetit femëror,

tërheqin më me forcë, titullarët e lartë,

dhe bien nga kolltuku, i dinjitarit shtetëror,

si viktima të fushës magnetike, nga gratë.

Dhe kur ata kanë mundur, t’i mbajnë të dyja,

të qëndrojnë, mes dy tërheqjeve të mëdha,

kanë mbetur si planetët hënor, që ka gjithësia,

se forcën komanduese, e kanë marrë dielloret gra…

Dikur, më hoqi trurin, një perri belkëputur,

me emrin karakteristik të Emirateve, Aishe.

Në takimin poetik, i kërkova një të puthur…

Tha: “Rri, o poet arnaut, se të fut në shishe!”