Gravura :”Mbreti Glauku, merr foshnjen Pirro nën mbrojtjen e tij”


Gravura :”Mbreti Glauku, merr foshnjen nën mbrojtjen e tij”

1.

Mbreti Glaukut, në fron i rrethuar nga mbështetësit e tij , i jep foshnjës Pirro mbrojtjen e tij.Mbreti i Ilirisë, i dha Pirros mbrojtja e tij dhe duke vendosur atë në fronin e Epirit në vitin 306.P.e.s

2.

Një gravurë e huaj, por është thjeshtë është histori e kombit tonë. Do të shqyrtojmë përveçse disa vargje nga mediumi, që ka nxjerre ,për kryeheroin ,situata dhe kthjellime historike apo ndijime shpirtërore, që përjeton nën këto caste.

Pirro i Epirit .(297-272 p.e.s.) ishte një nga gjeneralët më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë. Në vitin 307, në moshën 12 vjeçare, Pirrua u kthye në Epir me ndihmën e Glaukut dhe u bë mbret.

3.

Evokimin e kësaj periudhe flet edhe gravura. Është një punim artistik mjaft i frymëzuar që shkon drejt origjinalit. Realitet i një epoke të shkuar dhe në vazhdën e atyre krijimeve ,që kanë atë kohë. Gravura dhe gdhendje thuhet në përmbajtje të botimit është botuar në Parisë.Shqyrtohet të dhënat të tjera ,që janë shoqëronjëse ,pa lënë në errësirë edhe bojën ngjyrë kafe.

Në anën e majtë gravurës paraqiten mbreti Galakuku me mbretëreshën dhe foshnja Pirro, që ka zgjatur trupin drejt mbretit. Për rreth mbretit shfaqen rreth 7 figura të cilat janë si nga veshja dhe paraqitja 2 burra dhe 5 gra. Dominon veshja e gjatë .Ndërkaq ana e djathtë e gravurës paraqet gjithsejtë rreth 5 persona të tjerë, tre prej të cilëve zgjasin duart gjithë shqetësim për të mbajtur më pas foshnjën. Kjo pjesë mendohet se i përkasin të afërmve të foshnjës. Ka një të dhënë, që shkruhet në kornizën e saj ku thuhet se :”Tabloja është origjinale.Disa të dhëna që do të mund të ken interes janë:

Titulli origjinal “Roi d’Illyrie Glaucus prend Pirro sous”

Botuar në Paris :(Evropë, Francë, Ile-de-France (institutit), Paris) data 1749-1816

Përmbajtja:Gravurë dhe gdhendje.

Përmasat:Gjatësia: 485 milimetra.

Gjerësia: 558 milimetra.

Date e blerjes:1917.

Dhuruar:nga Nan Ino Cooper, Lucas Baronesha e Crudëell dhe Lady Dingëall

Në kujtim të; Auberon Herbert Thomas, Baron Lucas e Crudëell dhe Z. Dingëall.

Personi i prodhimit:Pas Hyacinthe Collin de Vermont. Print nga Charles Levasseur .

Publikuar nga; Charles Levasseur .

4.

Pirro i Epirit shkruhet në ëikipedia .(297-272 p.e.s.) ishte një nga gjeneralët më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë. Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve. Ndihmues dhe aleat i popujve italian qe ishin në luftë me Romën. Thirrej “shqiponjë” nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Në krye të ushtrive të përbëra nga molosët, thesprotët dhe kaonët, Pirro arriti fitore të dhimbshme kundër ushtrive romake. Në kulturën perëndimore sot përdoret shprehja: “Fitorja e Pirros”,që nënkupton një fitore me sakrifica të mëdha. Në vitin 307, në moshën 12 vjeçare, Pirrua u kthye në Epir me ndihmën e Glaukut dhe u bë mbret. Ai u bë gjeneral i plotfuqishëm ushtarak dhe krijoj një shtet të pavarur, që mori emrin e vet Epiri. Gjatë sundimit të Pirros, Epiri zhvilloi politikë të pavarur dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetet e fuqishme të kohës.

Epiri njohu një lulëzim të jetës qytetare, me veprimtari te dendur ndërtimesh në qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve të reja. Me kërkesën e qytetit Tarant, në vitin 280 p.e.s., Pirroja zbarkoi me ushtri të madhe në Italinë e Jugut. Në luftën ,që zhvilloi i theu keq Romakët, por edhe epirotët pësuan humbje të mëdha. Pas disa fitoreve radhazi në Sicili dhe pas humbjes, që pësoi në vitin 273 p.e.s., u kthye në Epir ku përsëri nuk qëndroi i qetë. Me ushtrinë e tij hyri ne Greqi, ku u vra gjatë luftës qe zhvilloi në vitin 272 p.e.s. në qytetin Agro. Kuriozitet është vdekja e tij. Ai u vra nga një grua e cila lëshoi një vazo lulesh nga një dritare mbi kokën e Pirros.

About Post Author