Gravurë e P.Coronelli për kështjellën e Kaninës më 1690


Gravurë e P.Coronelli për kështjellën e Kaninës më 1690

Ne vitin 1691 venedikasit që e kishin marrë atë bashkë me Vlorën një vit më parë e hedhin ne erë me mina për të mos ua dorëzuar turqve në gjendje të shëndosh.

1.
Gravura përmban elementët të sulmit venedikas përmbi kalanë e Kaninës. Gravura është punuar(nga P.Coronelli. Datimi saj në krahun e djathtë regjistron vitin 1690. Ndërkaq që ka të shënuar :Canina presa da Veneti a Turchi .Çfarë të reje sjell gravura e kohës ?
Ajo paraqet në planin e përgjithshëm kalën në qendër të saj si dhe kodrat që e rrethojnë atë. Punimi i gravurës është një tregues për vërtetësinë historike të përpjekjeve për të sunduar kalanë shekullore gjatë luftimeve turko-venedike ,që i përkasin afërsisht shek XVIII.
2.
Ka të dhëna të cilat bëhen mjaftë të rëndësishme për një ndër objektet monumentale e cila është klasifikuar në grupin e kalave, që mbajnë përmbi shpinë, shekuj të tëra jete.
Kalaja e Kaninës është një pikë dominuese në gjirin e Vlorës. Dhe përndryshe është pagëzuar:”Ballkoni i Vlorës”. Akropoli i arrin në kuotën e 398 m. Panorama nga kjo hapësirë qiellore është mbresëlënëse deri mistike. Në jug të kalasë shtrihet katundi i cili është zhvillimi i varoshit të vjetër mesjetar, thonë Gj,Karaiskaj dhe S.Dashi në një studim për rijetizimin e saj. Nga banesat e vjetra kanë mbetur vetëm rrënoja guri si dhe disa prej tyre, që kanë qenë qendra kulti.
3.
Pasqyrim i plotë në përmbajtjen e gravurës është se:në luftën turke- venedike te shek.XVII Kanina luan një rol te veçante, por e paguan këtë rol me rrënimin e saj. Në vitin 1691 venedikasi,t që e kishin marrë atë bashkë me qytetin e Vlorës një vit më parë e hedhin ne erë me mina për të mos ua dorëzuar turqve në gjendje të shëndosh. Që prej kësaj kohe, pavarësisht riparimeve, që iu bënë në shek XVIII kështjella e humbi funksionimin e saj të mëparshëm dhe shërben kryesisht si rezidencë e e fortifikuar e sundimtarëve të qytetit të Vlorë,qendra e së cilës ishte spostuar me kohë në Berat. Kështjella fillon e shkretohet aty nga 1832 pas rënies së pashallëqeve aranute.
Më 1919 mbi njërën nga kullat gjysmë të shkatërruara,aty ku kishin qenë sarajaet e Zenel Pashë Vlorës, u ngrit “sahati i katundit” me mekanizëm gjerman dhe një kambanore historike marrë nga kisha e Shën Onufrit aty pranë. Por sikurse dihet pjesa e mbetur e kështjellës, kulla e sahatit dhe rrënojat e saj u shemben nga bombardimet që flota italiane i bëri Kaninës më në luftën e vitit 1920. Eqerem Bej Vlora sjell shumë të dhëna.
4.

Gravurë e kohës mbi sulmin venedikas në kështjellën e Kaninës më 1690(nga P.V.M.Coronelli) .

Kush ishte P.V.M.Corornelli. Njihet si Padër Vicenzo Maria Coronelli . Jeta e tij filloi më 1650 dhe zgjati deri në vitin 1718. Ishte gjeograf, hartograf, shpikës, murg venecian,mirëpo Vicenza Coronelli mund të konsiderohet si një nga globemakers më të famshme të shekullit 17.
Globuset e krijuar në vitin 1683 për pallatin e Versajës shpejt tërhoqën vëmendjen si objektet e mëdha .
Coronelli vetë jetoi shumicën e jetës së tij në Venecia, në manastirin e Santa Maria dei Frari Gloriosa,
ku ai themeloi Accademia degli Argonauti, e cila konsiderohet të jetë një nga shoqëritë më të vjetra gjeografike në botë.
Ai ishte një shkrimtar i palodhur dhe botues, në vitin 1690 botoi Coronelli Veneto Atlante (duke përfshirë “Libri i Globes ), i cili konsiderohet atlasi i parë që është prodhuar në Itali.
Cosmographer zyrtare në Republikën e Venedikut,
Coronelli kombinoi edhe kartografin me punën në enciklopedinë e parë të “stilit modern ‘të gjeografisë, për fat të keq mbetur e papërfunduar.
Doktor i Teologjisë në Shën Bonaventura në Kolegjiumin Romë në vitin 1673.
Ai prodhoi globuset për Louis XIV në vitin 1683.
Harta te Coronelliy në koleksionin e saj ka 27 harta .
5.
Duke ju referuar autoreve qe kane shkruar:Ka një të dhënë, që vërteton thënien se gurët e kalasë kanë ndërtuar jo pak ndërtesa përreth saj në kohëra të ndryshme të historisë.
Ndër elementët urbanë arkitekturorë përmenden dy hapësira të mëdha, që janë fortesa kalaja dhe kështjella ose Citadela. Fortesa përmbante tre hyrje,që janë :jugu, lindja dhe veriu sipas këtyre studiuesve ata kanë pasur emetimin: porta ose dera e fshatit,Porta e beut, dhe Porta e Mbretit. Në shekullin e XX janë prishur të tre portat, ndërsa kishin ekzistuar deri atëbotë.
Pallati i bejlerëve ishte një shtëpi e madhe me 4 kulla të tipit shtëpi Labërie.
Disa të dhëna:Godina ishte ngritur më 1701 nga Zejnel Pasha mbi banesën e të parëve ngritur nga Gjegju Sinan Pasha ,sanxhak bej i Vlorës më 1502,u dogj gjatë pushtimit venecian. E datuar në 26 shtator 1690 të udhëhequr nga Daniel Delfino.
Pukvil njofton: 1807 kalaja u meremetua. 1812 meret nga Ali Pash Tepelena.1848-1850 vendoset një garnizon turk. Banesa e ngritur nga Zenel Pashë Vlora shkatërrohet në 1832 dhe më 1919 u shkatërrua nga bombardimet e vitit 1920 ,që bëri flota italiane në qershor të atij viti. Viti 1916 italianët vendosin aty një garnizon ushtarak.

G.Llojdia

About Post Author