Greku Kondo-Petraq Pali


Novela e tregime pJp

Shtepia Botuese “ALBIN”

Petraq J.Pali

“Greku” Kondo 1

“Greku” Kondo

Novela e tregime

E spronsorizoj këtë libër të z Petraq J.Pali, “Greku” KONDO,

me shumë dëshirë dhe me konsideratën Time të lartë për Të, Petraq J. PALI në kujtim të nënës sime të dashur, znj. Katerina Kesari, e cila ndërroi jetë para disa kohësh këtu, në Virxhinia të SHBA-ve.

Nëna ime, amerikane e lindur, u martua me Tim Atë, Niko M.Kesari nga Piqerasi i Shqipërisë, i cili ishte emigrant në SHBA.

Nga ajo martesë jemi dy femijë,shtetas amerikanë të lindur, unë dhe im vella Dhimitri, i cili ka marrë si bashkëshorte vajzën e dytë të z Petraq Pali, Jolandën dhe kanë tre fëmijë, Anën, Sofinë dhe Nikon, njekohesisht ata jane nipat e zotit Pali dhe të mitë, të cilët i duam fort. Me dashuri

Pavllo Niko KESARI

Washington D.C “Greku” Kondo

( Cesari,Co)

I sponsor this book of Mr. Petraq J. PALI, “Greku KONDO” with much desire and my highest consideration for him in memory of my

2 Petraq J. Pali

“Greku” Kondo 3

Novela e tregime dear mother Mrs. Catherin KESARI who died here in Virgina of United States before some years ago.

My mother, American born, married to my father Niko M. KESARI from Piqeras of Albania, who had emigrated to the U.S.A. From that marrige, were born two children, me and my brother, Dhimitri, who is married with Jolanda, the second daughter of Mr. Petraq J. PALI and they have three children: Ana, Sophie and Niko. Meanwhile they are our nephews, mine and Mr. PALI’s and we love them so much…

With love, Pavllo Niko KESARI Washington D.C.

(Cesari, Co)

————————

Autori,falënderon nga zemra dhe i shpreh mirënjohjen më të thellë z.Pavllo N.Kesari (Washington D.C.) për gjestin bujar,

human e kulturëdashës për sponsorizimin e këtij botimi dhe albin për fjalët e ngrohta që adreson me këtë rast.

Tiranë ,2012

(P.J.P)

Petraq J.Pali

“Greku” Kondo

Novela e tregime

Arti grafik: “Greku” Kondo

Edlira Kame

Kishte vite që bënte një jetë ndryshe nga të tjerët Paskal Kondua.

Ishte nga fshatrat e minoritetit të Jugut, kishte ardhur fillikat në qytetin tonë si punëtor në Ndërmarrjen e Ndërtimit, e më

4 Petraq J. Pali

“Greku” Kondo 5

ISBN: 978-9928-120-0o-o pas, kur e morën ushtar, shkoi në kurs të shoferëve. Kur u kthye prej andej, menjëherë filloi punën në parkun e NSHNsë me një “Zis” të vjetër vetëshkarkues… më vonë, me kalimin e kohës, u bë shofer nafte.

Ishte specialist i përkryer, punëtor model dhe, si të thuash Sponsor: “botë” më vete. Nuk përzihej me kërkënd, aq sa disa thoshin se ishte i “mangët” nga trutë.

Partia e sigurimi nuk e kishte shumë qejf, se vinte nga ato zona me “biografi” të dhjerë, madje edhe i gjithë qyteti e thërriste “o grek…ë… greko, ç’kemi?” (histori më vete kjo!)

Copyright- P.J.Pali Koha e emigracionit masiv e gjeti plot 39 vjeç dhe të pa martuar, kur la “Skodën” e tij në kufi dhe së bashku me dhjetëra bashkëqytetarë të tjerë kaluan klonin, pa u hyrë as një gjemb në këmbë. Ngjarja e asaj dite bëri bujë, aq sa TV shtetëror e kishte filmuar “tradhtinë” e tyre..! Natyrisht dhe “grekun”, tradhtar.

Ushtarët e postës kishin lënë armët në armaturë së bashku me oficerë dhe nënoficerë, kishin ikur nga sytë këmbët për një

albin jetë më të mirë matanë kufirit dhe, me shumë peripeci, kishin Tiranë 2012 mbërritur më këmbë nga Kakavija në Janinë.

Të gjithë kishin tentuar të kapnin kryeqytetin helen për të

6 7

pasur mundësi më shumë për t’u stabilizuar, ndërsa “greku” Kondo, si zakonisht, do të vepronte ndryshe nga të tjerët, nuk lëvizi nga Janina e Kalasë së Ali Pashës dhe e Vasilikës…!

Kisha pasur muhabet të mirë me të, pasi punoi disa kohë me “shytën” e tij në dispozicion të ndërmarrjes sime, në sektorin ku unë drejtoja. Madje e kisha ndihmuar sa kisha mundur.

Me pak fjalë, e njihja mirë, bile edhe karakterin e tij, ngandonjëherë edhe shoqërohesha me të për ndonjë kafe apo ndonjë kriko birrë…atyre fshatrave ku punonim nëpër kanale vaditëse, apo rezervuarë! Ishte tip i veçantë, ndryshe nga të tjerët, indiferent, ironik, mospërfillës i realitetit. Harrova t’u them se ishte një lexues i madh dhe pasionant librash e romanesh, ishte shofer me shkollë të mesme, që në atë kohë ishin të paktë.

Gjithsesi, mos ta zgjas, u habita kur e pashë plot gati 21 vjet më pas…!

Kisha një muaj që përjetoja një lloj dhimbje të madhe dhe një vuajtje shpirtërore të veçantë e të pakrahasueshme.

Ishte muaji dhjetor 2012, për pak ditë do të festohej Viti i Ri.

Vëllai im kishte pësuar një goditje të rëndë cerebrale dhe për t’iu ndodhur pranë kisha mbërritur në Janinë, së bashku me dy fëmijët e tij, nga Shtetet e Bashkuara, ku banojmë edhe sot.

Ishte një mbrëmje me një të ftohtë therës, era e liqenit të Janinës të thante. Kisha kthyer jakën e palltos treçerekëshe të mbuloja sadopak veshët. Isha veshur si gjithmonë hollë, me kanotiere, këmishën me jakë të kollarisur dhe pallton treçerekëshe me një stof të leshtë të një marke të mirë, që të mbante mjaft ngrohtë. Ashtu i kisha edhe pantallonat, edhe këpucët, të ngrohta.

Kisha zbritur në qytet dhe i vetmuar, pa as një objektiv, ecja kuturu dhe i çoroditur, duke shikuar vitrinat e dyqaneve që të hiqja sadopak përqendrimin dhe vëmendjen nga sa përjetoja dhimbjen e tim vëllai, i cili po luftonte me jetën.

Kriza greke ndihej kudo, papunësi dhe varfëri e madhe. Për të thyer ca pak dollarë një ditë më parë me nipin tim, Llambin, na qe dashur rreth gjysmë dite duke bredhur bankë më bankë, sepse “banka” që thyente dollarë ishte e vetme në të gjithë qytetin. Bankat e tjera merreshin me Euron dhe, siç duket, “grekët” monedhën jeshile, dollarin, e kishin inat… (se u përzien me Euron që më pas ngelen me gisht në gojë dhe me jetë borxh, se vite më parë qëlluan me vezë e domate edhe presidentin e Amerikës….!)

Isha drejtuar, duke nxituar, për tek stacioni i taksive. Isha vetëm dhe për një çast, para se të mbrinja aty, më bie zilja e telefonit. Mendova një herë mos ta ngrija që të kapja sa më shpejt taksinë e radhës, por mendova mos më thërrisnin nga spitali…!

Ngrita telefonin dhe e vura në vesh, më flisnin fëmijët nga Amerika, të cilët, si zakonisht, pyesnin për të sëmurin. U mundova sa më shpejt t’ju jepja përgjigje dhe të mbyllja telefonatën. Në atë çast kaloi dikush dhe më qëlloi me bërryl si “pa dashur.”, aq sa mend më ra telefoni nga dora!

M’u duk si i pirë dhe në atë gjysmë errësirë nuk i dhashë fare rëndësi. Mbarova bisedën, futa telefonin në xhep dhe fillova të kopsit sërish pallton, ngrita jakën që të mbroja sadopak veshët…! Njeriu që më “qëlloi” me bërryl, kishte ndaluar nja dhjetë metra para, ndezi një cigare dhe po priste të kaloja para tij.

Me thënë të drejtën, një rrëqethje apo një tronditje, më kaloi nëpër trup…Thashë me vete se do të ishte ndonjë huligan, apo ndonjë hajdut xhepash, bile më shkoi nëpër mënd se ndoshta më ka përgjuar a survejuar qysh ditën e djeshme, kur kërkonim bankën e dollarëve me nipin.

Të gjitha bëjnë vaki në këtë shekull dhe në këtë kohë. Bile kur të shikojnë “kokë bardhë”, huliganët bëjnë cubin kudo, në trena, në autobusë, në pazar, nëpër metro, porte e aeroporte…! (prandaj lyejnë flokët “disa” prej nesh, d.m.th kokë bardhët!…)

8 9

Nuk kam pasur kurrë frikë dhe asnjëherë nuk i ndahem apo tërhiqem sherrit gjatë gjithë jetës time, bile edhe sot në këtë moshë për të mbrojtur veten kam shumë besim në kurajën, guximin dhe duart e mia…(mos harroni që kam qenë edhe zbulues në ushtri, zotëroj pjesërisht taktikat e mundjes… sambo, hahaaa, apo goditje mixe dhe dublet!…), ndaj, në rrethanën që u krijua kaq papritur, shtrëngova në xhep një kaçavidë të vogël, që s’e ndaj asnjëherë dhe e “përdor” po të më “lërohen” vidat e vogla të syzeve…!

Nuk dua ta zgjas më.

Shikoj para syve një burrë shtatlartë, pak i kërrusur, mjekrosh, mustaqe e flokë të pa qethura prej vitesh, tamam…si të Karl Marksit, (nga fotografia e njoh “Karlon” e shkretë, i cili trazoi botën me “Manifestin”…)!

Më kishte zënë rrugën dhe në kohën që unë u mënjanova sadopak, ai më kapi nga krahu…Në çast u trondita dhe instinktivisht e godita me kaçavidë në të qindtën e sekondës, jo në fytyrë, as në zëmër, por në dorën që më preku!

– Përgjegjës, më there! – tha, kur pa se gjaku ju var rrëke…

Ngela i tronditur në kulm dhe i habitur…! Tërësisht i hipnotizuar, ngriva në vend, jo nga frika, por ngaqë e kisha goditur i papërgjegjshëm…!

– Më fal, nuk e mendova…por nuk ju njoha..!

Nxora nga xhepi shaminë dhe me vrap u përkula t’i vija në ndihmë, duke i kërkuar njëqind herë të falur!

– Jo, – tha, – nuk është faji yt, faji është imi që të zura rrugëndhe të “provokova” pak më parë me bërryl…, por nuk isha i bindur se ishte ti, i dashur Petraq…!

– Më çmende! – i them, – Kush je ti, më thuaj, që të mos“hash” goditjen tjetër, -shtova me shaka…- Nuk po të njoh, se, si je bërë ti, o i zi, si “Laje Nurua”, si mund të të njoh!…

Prishi një cigare, e hodhi mbi dorën e gërvishtur, më hodhi krahun duke më thënë…

– Akoma nuk më njohe…Më duket se ke mbaruar!

Nuk më erdhi mirë, sa i thashë, (me kunj, por edhe me humor përsëri).

– I mbaruar, i mbaruar… po dora juaj më duket se është e gjakosur… – i thashë, dhe për të zbutur ironinë vazhdova. Mosha bën të vetën, por, të lutem, më lërë edhe një minutë kohë t’ju them se do të të njoh domosdo, po të lëvizim pak nga errësira!

“Leshtori” menjëherë m’u lëshua:

– Ore, s’i ke lënë akoma këto dobiçllëqet e rinisë! Po si nukke ndryshuar fare… Oppoooo, ç’paske qenë! Këmbëz e urës, rebel i pandreqshëm ngele…!

-Kondo… Kondo!…- thuajse thirra. – Nuk e besoja kurrë se ishte ti… Po nga më dole, more i uruar si me porosi, më lehtësove dhimbjen! Kam gati një muaj dhe nuk kam takuar asnjë të njohur; shqiptarë pashë plot, por asnjë mik a shok…

(se mos je shqiptar edhe ti grek muti, të thonë…)

U takuam përmalluar dhe u përqafuam si dy miq…

– Ah, greku i mutit! – vazhdova me shaka. – Ta bënin mirë ahere, që të thërriste i gjithë qyteti greku, shyta e grekut, librat e grekut, fletudhëtimet e grekut, ngarkesa e grekut, naftë për grekun! Hajde Paskal Kondo, hajde! Grek, e kaluar grekut ngele…!

Menjëherë, i thashë hallin pse ndodhesha në Janinë, sa ditë kisha dhe ku isha akomoduar, në stolat e spitalit…!

I erdhi mjaft keq dhe u trondit, më uroi për vëllanë, të cilin e njihte si edhe mua….!

– Nuk e besoj – më tha i prekur në shpirt, – që gjithë ai kolostë ketë pësuar këtë fat…!Do Zoti ta shpëtojë…se po qe për doktorët këtu, …vetëm Euro duan… në zarfe…!

– As dollarët nuk shkojnë -i thash me qesëndi…!Dollarët,me sa shikoj, më duket se i kanë “inat” grekët….!

10 11

– Nuk e di ti?! – më tha, – Me shumë vonesë e paske mësuar! Ata nuk duan asnjë gjë amerikane. Edhe bombat, edhe avionët luftarakë nga Franca dhe Gjermania apo Holanda i blejnë, se kanë, si të thuash, “alergji” nga turku…! ( Kishte të drejtë, se edhe kur kalojmë ne nga dogana greke, sa shikojnë pasaportën amerikane, na mbajnë më shumë dhe pas të tjerëve…). Prandaj tani flasin me vete…!

– Po ti mos i shaj, se je “grek”, o grek muti… – i thashë, siçbënim kohëve të mëparshme.

– E ke gabim, – më tha duke qeshur…- unë jam një ortodoksshqiptar si edhe ti, po lere këtë muhabet se ka nja tremijë vjet ose më shumë që nuk i jep as historia drejtim…!

Nga dora i rrodhi sërish gjak, shamia ishte bërë e kuqe…!

– Nxitojmë, – i them, – për ambulancë të mjekohesh. Nukmund të vazhdojmë kështu. Mund të kesh nevojë për tetanos!

-Jo! – më tha duke vënë buzën në gaz…- S’ka problem, është “thikë” miku ballë për ballë e jo pas shpine…!

– Dëgjo, – i them, – si grek që je, ishe ti ai që më godite passhpine me bërryl, unë të “dhashë” reston.

Nejse. Ishte shumë i përmalluar dhe sytë i shkëlqenin nga kënaqësia që u takuam!

– Sonte do të rrimë bashkë -më tha -dhe do të lutem, mosmë thuaj Jo! Ti e di Kondon, (se ashtu I thërrisnim në mbiemër, kur ishte ne punë) dhe karakterin e Tij. Unë kam dy orë që vija pas teje dhe dyshova, por nuk isha i bindur që ishe me të vërtetë ti, miku im. Ruaj respekt të veçantë, se je me të vërtetë i veçantë.. ta thotë Kondua, nga zëmra dhe shpirti…Unë, siç e di, nuk përzihem me njeri…jam ai i pari, nuk kam ndryshuar asnjë presje…!

– Me përjashtim të “leshit”! – s’m’u ndenjtë pa engacmuar….

– Po! Vetëm “lesh” kemi plot, se çdo gjë tjetër na mungon! Më premto që do të rrimë sonte bashkë…Kam shumë dëshirë, nuk më mungojnë paratë, më mungojnë miqtë…Kam 21 vjet pa miqtë e mi të rinisë, dëgjo Kondon…! Hajde shef hajde… E kujton kur të vija pas të më firmosje Fletudhëtimet…? Nuk i harron “greku” ato!

– Besoj se nuk kishe ndonjë ankesë?

-Jo, ç’ne…përkundrazi, po të ishe i tillë nuk do të kisha ndaluar!

– Më ndalove, “e pagove” – i thashë.

Mendova për një çast se mos Kondoja, do të ishte i degraduar nga alkooli apo më keq….se ashtu më dukej…si i

egër, me sa sy të kuq…, cigarja në buzë, veshur mirë, me një palë çizme “kaubojsash”, me xhup lëkure…

Vendosa aty për aty…t’u bej një telefonatë nipërve në spital, e tu thosha që sot do shkoja tek një “mik mysafir” dhe do të vij në mëngjes.

– Pse, si e ke hallin – më tha”miku”.

Duke ecur krahas tij, ai me dorën e djathtë të gjakosur, unë me celular në dorë, fola me nipërit…! Ata u bënë shumë merak dhe mbas telefonatës time m’u përgjigjën” xhaxhi, po ti na ke thënë, se nuk di qe të kesh asnjë mik këtu, në Janinë…”.

I qetësova dhe u thashë

– Me të vërtetë u kam thënë që nuk kam “mik” shqiptar…poky që do bujt sonte është “grek”.

– Grek…Grek! Çfarë thua… mos i beso… Ku je të vijmë tëtë marrim ne me taksi… Ti e di se sa ka hequr baba me ta…..kur e internuan pa të drejtë, gjatë luftës së dyte botërore…! (Baba, gjyshi i tyre, im atë Janko PALI, i internuar nga asfalia greke me 1941 si filoshqiptar…)

“Greku” e dëgjoi gjithë bisedën se e vura celularin në speaker dhe qeshi me shpirt…!

– Natën e mirë! Takohemi nesër! – u thashë nipërve dhembylla telefonin.

I hodha krahun “grekut” dhe u nisëm!

2

U nisëm ashtu në krah të njëri-tjetrit në gjysmë errësirën e bulevardit, nga ana e Universitetit më të vjetër në Ballkan “Zosimea”, duke mos ia lënë radhën njëri-tjetrit me pyetje të ndërsjella, gjë normale kur takohesh me miq mbas kaq vitesh.

Dorën e goditur Kondua e kishte futur në xhep, gjak nga të ftohtit nuk i rridhte më.

12 13

– Si do bëjmë? – pyeti. – Kemi dy variante: ose do shkojmëqysh tani në shtëpi, ose e kalojmë natën në buzukë, duke pirë nga ndonjë recinë dhe në të gdhirë shkojmë e shtrihemi…!

– Miku nuk pyetet…i ke harruar zakonet ore “grek muti”, i thashë me humor. – Zot shtëpie jeni Ju dhe, si të thoni do të veprojmë. Mua as më hahet, as më pihet, por ja, për muhabet, ulemi diku dhe më vonë shkojmë e shtrihemi…!

– Në rregull ashtu do t’ia bëjmë…- Prit t’i telefonoj pak Ritës,se bëhet merak…!

– Rita është gruaja? – e pyeta pa djallëzi.

– Gruaja?! Pse, ta merr mendja se mund të martohet “Greku”në Greqi? Iku ajo punë… me Ritën bashkëjetoj prej 17 vjetësh; e dashura, po jo, asnjëherë gruaja. Nuk kam krijuar familje, as nuk krijoj dot në këtë moshë. Jam plot 60 vjeç… Iku ajo punë, tersllëku më ka ndjekur sa linda…

Sinqerisht u habita. E kujtoja mjaft të ri, megjithëqë ishte bërë si bubuzhel… Vitet kishin ikur për të dy njësoj…!

Mbasi i telefonoi Ritës, zumë vend në një tavernë karakteristike greke, brenda kalasë se Aliut të Tepelenës, ku oxhaku me një zjarr për shtatë palë qejfe i jepte shkëlqim dhe ndriçim gjithë atij ambienti të këndshëm, pasi dritat ishin pothuaj të zbehta…!

Për qejf grekët kurrë nuk kanë krizë; teatrot, koncertet, lokalet, buzukët, dashuritë, tavernat gjithmonë rrinë plot.

Afër banakut ishin dhe luanin tre a katër orkestranë me veglat e tyre muzikore, në krye të të cilave ishin dy buzukë… Tingujt e ëmbël të tyre të shëronin shpirtin e lodhur!

Mbasi zumë vend, varëm palltot në varësen afër tavolinës! Ndërkohë “greku” u ngrit, shkoi tek banaku dhe foli me padronin… Kur u ul më tha është i njohuri im, se miq s’bëhen këta, porosita diçka të veçantë… se jeni edhe mik i veçantë…nuk do të pimë recinë, do pimë “Kabernet Kallamate”.

E falënderova për konsideratën dhe po përpiqesha të studioja sadopak botën e brendshme të tij, nëpërmjet syve plot gjallëri, që ia ndriçonte zjarri bubulak.

Ishte, serioz në fjalë dhe në mendim.

Më mori leje për cigaren, (të cilën e pinte, ndiz e shuaj njëra pas tjetrës…) besoj nuk do të mërzitesh prej saj, lokali ka aspiratorë dhe nuk bezdis kërkënd…! Ja shiko, të gjithë pinë cigare dhe asnjë mjegull duhani nuk shikon..!

– Më vjen keq, – i thashë.

Kështu e nisëm dhe e gdhimë atë natë.

Mbasi i fola shkurt për jetën time në emigracion, vitet e Korfuzit dhe të Amerikës…, Paskal Kondua, nisi të më rrëfejë historinë e jetës së tij, të këtyre 21 viteve, një histori kjo, që sinqerisht më ka lënë mbresa dhe për shumë kohë aq sa e përjetoj edhe sot.

Ai nisi të më tregojë…

* * *

Si zakonisht, fillimi ishte i vështirë, për gjithë dynjanë, se ikëm nga vendi ynë në drejtim të paditur dhe kuturu, pa as një mbështetje, apo përkrahje dhe, si të tillë, vuajtëm shumë. Kush thotë se nuk ka vuajtur gënjen.

Të gjithë të ikurit e asaj nate u shpërndanë Greqisë; kush në Athinë, kush në Selanik a Patër, në luftë për bukën e gojës. Unë ndenja këtu.

Natyrisht unë veproj gjithmonë jo si turma, më pëlqen të jem pak ndryshe nga të tjerët…! Mbas disa ditësh, duke fjetur nëpër banesa të reja apo poshtë urave dhe duke shtruar poshtë si shtrojë kartonë supermarketesh dhe duke mos pasur asnjë kacidhe në xhep, po më ikte mëndja…!

Mendova të kthehesha sërish andej nga kisha ardhur, por edhe trembesha ende nga sigurimi, se në Qeveri ishte akoma Ramizi, pasardhësi i “apogjeut*…”!( EH… ashtu kujtonte… se do të ishte i pavdekshëm).

14 15

Nuk u përzjeva me asnjë shqiptar, për fat, as nga qyteti ynë nuk pashë njeri, kështu që u mbylla në vetvete…! Afro një muaj gjeja nga ndonjë ditë pune sa të mbaja frymën, kur një ditë iu drejtova një magazine, e cila bënte furnizime me miell “Alevri”.

I drejtohem padrones duke i kërkuar punë…!

Ajo ishte një zonjë ndryshe nga të tjerat, ishte trupmadhe, ndoshta e moshuar, por shumë simpatike, tepër e rëndë, cigaren e pinte puro.

Trokita në zyrën e saj, mora leje, hyra dhe shfaqa kërkesën time.

Isha rreth të dyzetave, i pa qethur dhe i pa rrojtur prej ditësh, mirëpo veshjen e kisha të pastër!

– Zonjë, a keni nevojë për ndonjë “ergat”? Vij nga Shqipëria,jam i papunë…!

– E, flitkeni greqishten mirë…ku e keni mësuar?

– Jam me origjinë nga jugu i Shqipërisë…!

– Jeni grek?

– Jo, jam shqiptar…!

Zonja prishi buzët, dhe ndezi puron tjetër – Si e keni emrin…?

– Paskal!

– Po ja, edhe emrin e keni grek…!

– Zonjë, ju kërkoj punë!

– Çfarë pune dini të bëni?

– Jam shofer kamioni…!

E mos ta zgjas, më mori në punë, ngarkoja dhe shkarkoja maunat me thasë 80 kg. miell. Ishim katër punëtorë: dy polakë dhe një rumun, nuk pushonim asnjë minutë, lodheshim, por paguheshim mirë.

Brenda javës kur pa se isha “skllav” i fortë, zonja më siguroi edhe me strehim dhe me ushqim…!

Me thënë të drejtën, u mësova me atë punë dhe nuk ndieja lodhje. Brenda katër muajsh e pashë veten me para në xhep. Aq para, sa po të isha në Shqipëri, nuk i bëja dot për 300 vjet! Epo thashë me vete, po vazhdova kështu, do përpiqem të gjej edhe një grua, të krijoja familje.

Duke parë punën time të mirë dhe pa njohur orar natë e ditë, mbas nja dy-tre muajsh, zonja më thotë se nuk do të punoja më punëtor ngarkim-shkarkimi (hamall), por shofer për të transportuar miell nga e gjithë Greqia për në Janinë. Do të punoja me përqindje, gjë kjo që më bënte të punoja sa më shumë ditë e natë!

Me një patentë ndërkombëtare, fillova punën e re e cila më jepte kënaqësi! I bija Greqisë cep e tërthor, u njoha me shumë njerëz dhe çdo gjë shkonte në rregull. Vura shumë para, nuk u

mora me maskarallëqe, të shisja apo të shpërdoroja besimin e të zonjës së mallit, por aty ku shkoja ngarkoja, apo shkarkoja nëpër magazina të ndryshme, të cilët më jepnin “borbuar” të madh.

Puna shkonte shumë mirë, unë isha i thekur për timon, nuk ndjeja kurrë lodhje, natë e ditë rrugëve.

Apartamentin dhe qiranë për të, e paguante zonja, kështu që unë bëja një jetë të mirë, të pavarur. Shkoja ku ishin hotelet dhe lokalet më të mira, në kohën e lirë, natyrisht, preferoja edhe buzukët! Në timon nuk pija asnjëherë.

Ndihmoja kudo që shkoja shqiptarë që lëviznin nëpër Greqi, apo kur vinin nga kufiri. Sa herë i gjëja rrugës, i mbarkoja në kabinë, ose lart mbi miell, kur ishin shumë, pa u shprehur se kush isha dhe nga vija. Madje, disa herë më kishte gjetur belaja me policinë, se nuk lejohej ky lloj shërbimi, që unë u bëja atyre. Shpeshherë i ndihmoja edhe me ndonjë “monedhë”. Madje një ditë, të mos më kishte lajmëruar një shqiptar, do kishim përfunduar në burgje, kur në Kastoria mora nja tre djem, të cilët në çantat e tyre kishin ngarkuar “pako të ndaluara”.

Bisedova miqësisht me ta dhe u thashë: “Jeni spiunuar, fshihini çantat se policia po na përgjon… (çantat mos i fshihni këtu se makina do kontrollohet cep më cep)”. Ashtu vepruan, ndaluam diku, fshehën çantat në një korie dhe mbasi vendosën shenja dalluese, hipën përsëri në makinë…!

16 17

S’bëmë shumë kilometra rrugë dhe kontrolli i policisë ishte i rreptë. Nuk gjetën gjë, më qortuan të mos merrja më “pasagjerë” të tillë…!

Gjithsesi unë vazhdova gjithmonë punën time e cila më jepte kënaqësi, plot para dhe të ndihmoja si zakonisht “hallexhinj” nga tanët, derisa një ditë ndodhi edhe çudia që jeta ime mori kahje tjetër…!

3

Ritë Maudoja vinte nga një familje intelektuale nga Korsika dhe ishte e lindur e rritur në Paris. Prindërit e saj, Fransua dhe Ëzhen Maudoja, ishin muzikantë në Filarmoninë shtetërore të Parisit, kur pësuan të dy një aksident ajror, duke u kthyer nga pushimet.

Në kohën kur iu shuan prindërit, Rita ndiqte studimet e larta në Artet e Bukura të Parisit, në degën e flautit. Rita ishte vajzë e vetme dhe, si e tillë, qysh ahere kishte pësuar një depresion të madh. Kishte ndjenjën e pasigurisë dhe të frikës…!

Gjithsesi shokët dhe shoqet e kursit i ndodheshin ngaherë pranë dhe i jepnin gjithçka që vajza të mos lëndohej më shumë. Ishte vajzë e çiltër dhe asnjëherë e dashuruar, ishte e ëmbël dhe shkonte me të gjithë harmonishëm. Zotëronte një pasuri të vyer nga prindërit si në Paris, ashtu edhe në Korsikë; veç një shtëpie të mirë dykatëshe, kishte trashëguar dhe një hotel turistik, pa folur për depozitat bankare. Mirëpo, atë nuk e gëzonte asgjë. Me pak fjalë, vajza përjetonte dhimbje dhe ditë të vështira.

Ishte vajzë e përkëdhelur dhe shumë e bukur. Njëlloj e bukur ishte edhe në shpirt, aq sa njerëzit, kur morën vesh që u sëmur, shprehën keqardhje.

Fill mbas aksidentit të prindërve, ajo u shtrua disa herë në spitalin neuropsikiatrik, për t’u qetësuar, madje në shumicën e rasteve bëhej shumë pesimiste dhe kishte shenja fobie.

Pasi mbaroi studimet, gjendja depresive e saj nuk shikonte për me tej. Pesimizmi, ankthi, frika, mosbesimi në njerëz, e bënë sa pak të shushatur, filloi të pinte cigare dhe t’i largohej shoqërisë.

Disa miq, të afërm të atit dhe të ëmës, që ishin udhëheqës artistikë në Filarmoninë Shtetërore, aty ku prindërit e saj kishin bërë karrierë, i propozuan punë dhe me shumë vështirësi ajo pranoi, për të qenë larg mendimit, larg frikës dhe ankthit.

La cigaren dhe dukej se ishte fare mirë. Përpiqej të rifitonte ekuilibrin e mëparshëm, por hidhërimi në shpirtin e saj nuk bënte dot të pamundurën.

Sapo filloi që të ambientohej dhe të qetësohej nga ilaçet që përpiqej t’i merrte rregullisht, siç duket nuk e përballoi dot dhe një ditë, ndoshta e turbulluar (nga aloperidolët), pësoi një aksident automobilistik me “Peugot”-in e saj, që gati i mori jetën.

Ishte interesante, se ekspertiza dhe hetuesia nxorën fajtor jo Ritën, por personin tjetër me të cilin u goditën. Kjo, i dha Ritës besimin dhe qëndresën, bile moralisht e ndjeu veten jo fajtore, dhe psikologjikisht pësoi ngritje të moralit.

Kishte pësuar disa fraktura dhe ndenji gati tre muaj në spital.

Atje, Rita ndryshoi komplet jetën e saj. Madje atje lindi dhe dashuria e saj e parë.

Koincidencë, apo fat merre si të duash. Asistenti i Doktor Zhakut, Alekua, nga Trikalla e Greqisë, një djalosh i bukur rreth 29 vjeç, që kishte studiuar në Bordo, po bënte masterin në atë spital.

Bukuria e Ritës e tronditi grekun qysh kur e pa.

Bionde, sy kaltër, flokë verdhë me onde deri në vithe, bel hollë dhe këmbë të stolisura, me një trup sportisteje, me pak fjalë një yll i vërtetë me fytyrë porcelani.

Dr. Alekua, nga ana tjetër ishte një “Alen Delon” më vete, zeshkan, vetull zi, flokë kaçurrel, një trup “spartani” serioz, edhe pse qeshte rrallë.

18 19

Rita mbi vetullën e djathtë kishte pësuar një gërvishtje të thellë, gjë që, me gjithë përkujdesjen e madhe të mjekësisë, fatkeqësisht i ngeli shenjë, një shenjë e bukur që nuk përbënte asnjë problem të rëndonte pamjen e saj prej princeshe, apo të prishte sadopak atë bukuri. Shenja e bënte më fisnike si vajzë e “vuajtur nga jeta”, se edhe paraqitja e saj, mbas vdekjes së prindërve, e bënte të tillë.

Ditët e para vajza ishte rëndë, sepse, si rezultat i aksidentit, veç thyerjes së dy brinjëve, kishte pësuar edhe një tërheqje të tendinave të tyre, gjë kjo që pengonte frymëmarrjen dhe, si rrjedhojë, vajza kishte humor të prishur, gjithmonë e menduar dhe nuk i qeshte buza asnjëherë.

Alekua e psikologjisi gjendjen e saj shpirtërore dhe diçka e brendshme e shtyri të kujdesej posaçërisht dhe në veçanti për të…!

Çdo ditë greku qëndronte tek koka e të sëmurës, në fillim si paciente, derisa një ditë, kur gjendja e saj u përmirësua, ai ja plasi “bombën” në dorë. Alekua e dinte frëngjishten në mënyrë të përsosur, sepse po bënte gati tetë-nëntë vjet në Paris…me studime.

Duke shëtitur një ditë në lulishten e spitalit së bashku me të “greku spartan” i thotë të sëmurës:

– Rita, “sagapao”…! Kam mësuar çdo gjë rreth teje, e njoh kryekëput historinë tënde, u interesova në çdo detaj…! Jam prej më se tre muaj afër teje me shpirt dhe me zemër. Je një vajzë e çiltër, e lodhur nga jeta, e cila nuk të buzëqeshi me vdekjen e prindërve, ke ngelur fillikat, më vjen keq…! Ju them sinqerisht dhe shpirtërisht se jam dashuruar me Ty… Mendohu, keni nevojë të lini Francën, të lini Parisin dhe Korsikën…!

Unë dhe vendi nga jam unë, do të të kthejmë gjithçka: lumturinë, dashurinë, sigurinë për jetën. Unë do të të dua, derisa të kem frymë, të betohem Rita.

Është e para herë në jetë dhe jam plotësisht i emocionuar që me kaq zjarr dhe me një vërtetësi të plotë po ju lutem…Martohu me mua zonjushë Rita Maudoja!

Rita Maduoja atëherë njëzeteshtatë vjeçe, nuk duroi dot nga ky propozim i pa pandehur dhe i sinqertë i një të huaji… gjë që kurrë nuk i kishte shkuar në mendje dhe… ia plasi të qarit.

Doktorin ajo e kishte shikuar me sy tjetër, si shpëtimtar nga aksidenti…! Një rrëqethje dhe një hidhërim e pesimizëm i pa fund i përshkoi qenien. Zemra ju trondit! U mbyt në lot e në vaj, aq sa nuk e kontrolloi dot veten dhe iu var në gjoks doktorit. Nuk kishte mundësi të lëvizte, këmbët dhe goja i ngriu, në trup po i kalonin mornica, nuk e besonte për sa dëgjoi….!

Qante me ngashërim, plot emocione dhe gjithmonë si e trembur!

Në lulishte ra mbrëmja, trëndafilat dhe karafilat, nga vesa që afrohej, kundërmonin më shumë…! Doktori këputi nja dy tre prej tyre dhe ia vuri vajzës në dorë dhe në gjoks. Ajo kishte ngrirë… vetëm qante!

Ju deshën disa minuta që të merrte veten…!

Rita ishte në “ëndërr”, as fliste dhe as ecte dot…! Doktori ishte më i emocionuar, e mori vajzën në krahë dhe e uli në stolat e lulishtes…! Rita dridhej si fëmijë dhe kishte të ftohtë. Ajo qante me dënesë, doktori hoqi bluzën e bardhë dhe ia veshi vajzës.

Për gati një orë mbizotëroi një heshtje, as e veshura me të bardha nuk bëzante, por edhe “spartani” më keq…! Të dy kishin vetëm lot në sy!

Kështu vazhdoi kjo punë, dilnin bashkë në lulishte për disa netë radhazi dhe askush nuk merrte fjalën të diskutonte për ç’ka u bisedua dy-tri netë më parë.

“Çiftit” i kishin ngecur fjalët në grykë, të dy po kalonin netë të pagjuma dhe të dy vuanin dashurinë.

– Po! – i tha e vendosur Rita një ditë, – Dashuria qenkërka më e fortë se guri apo çeliku, ajo përmbyska gjithçka; qysh mbas vdekjes së prindërve isha betuar se nuk do të dashuroja kurrë. E shikoj, kam nevojë për mbështetje, jam e sëmurë, vuaj, s’kam njeri në këtë botë…Edhe gjyshja nga nëna, e vetmja që më kishte ngelur, ndërroi jetë mbas vdekjes së tyre…Të gjithë më lanë fillikat! Për mua u nxi bota…!

20 21

Kam nevojë për njerëz, Aleko, e vuaj mungesën dhe dashurinë e tyre, ata nuk menduan për mua, ikën e më lanë… Ah, të shkretët prindërit e mi që as varri nuk u dihet, i përpiu oqeani… E mjera unë, pse më lanë vetëm. Ah sa mirë do ishte të isha edhe unë me ta…!

Unë isha me shokët e kursit me pushime, larg Parisit, kur ndodhi gjëma. Ah jeta ime! Më tronditën në shpirt dhe në zëmër. Jam fillikat, Aleko. Nuk di, a do të më vijë ndonjëherë qetësia…!

Kurrë ndonjë herë nuk ka për të më qeshur buza…!

Jeta është e ëmbël, kur nuk të mungojnë dashuritë…!

– Rita, ç’është ky mendim i gabuar, nuk ju kuptoj? Të lutem Rita, përqendrohu! Jeta ecën me gjithë të papriturat e saj, jeta ecën, ajo është gjithmonë po aq e ëmbël, sa edhe dashuria…! Unë të dua Rita, hidhërimi juaj është edhe imi, bashkë do të mundim gjithçka. Ju do të bëheni mirë, do ta shijojmë jetën bashkë dhe do të krijojmë familje, do të kemi fëmijë të bukur dhe do t’i gëzojmë ata…!

Largoje frikën, pesimizmin, mërzinë, mosbesimi, ankthin! E nesërmja është mbarësi, jetë, ndriçim, shpresë. Të dy do të jemi të lumtur të betohem, do të jemi të lumtur!

Do ndërtojmë gjithçka me forcat tona dhe ja, po të them me gjithë sinqeritetin dhe personalitetin tim, dhe jam shumë krenar me karakterin që kam, mos t’ju shkojë kurrë nëpër mëndje se unë, Aleko Pressa, jam nisur nga interesa të ngushta materiale…Nuk më ka shkuar kurrë në mëndje të isha i tillë, ashtu si ju, edhe unë, posedoj gjithçka nga prindërit e mi, që i kam intelektualë si edhe të tutë! Unë të dua ty, e dashur Rita, kërkoj dashurinë, ndershmërinë, sinqeritetin dhe zemrën tuaj. Unë dua gjithçka nga ty, e dashur!

Vajza u gjallërua dhe më dhe ju përgjigj sinqerisht se edhe unë Aleko do të jem e jotja dhe do të jem me ty…deri sa të vdes…!

Nga sytë i dolën lot, ashtu edhe djalit, por, nga përqafimi dhe puthjet e para të përmalluara, lotët u thanë shpejt nga afshi e nxehtësia e dashurisë…!

4

Ishte prill, për pak ditë e gjithë bota e krishterë do të festonte Pashkën e madhe. Gjithandej ndihej atmosfera e festës, njerëzit vraponin drejt dyqaneve ushqimore, me qëllim që të mos u mungonte asgjë në tryeza.

Kudo në botë, por në veçanti në Greqi, Pashka është festa më e rëndësishme fetare, për të cilën grekët janë më shumë “ortodoksë” nga e gjithë bota.

Festa e Pashkëve mua më gjente gjithmonë në qytete të ndryshme të Greqisë. Falë punës që kisha, isha komplet i pa varur, mbasi kisha arritur me të zonjën e mallit të komunikoja në mënyrë të përsosur. Përqindja sipas punës më jepte shumë para.

Ajo kishte krijuar besim të verbër tek sinqeriteti dhe besnikëria ime. Me punën kurrë nuk abuzova dhe nuk lejoja të shpërdoroja besimin e saj, madje ajo vetëm një vërejtje kishte për mua, edhe atë shoqërore, pse bridhja shumë mbas fustaneve, gjë që e kisha jo vetëm pasion, por “sëmundje”.

Në çdo qytet ku shkoja kisha një ose më shumë baza, ku kaloja natën me to; kryesisht gjurmoja zonja të veja, ose të ndara nga burrat, mbasi të tilla kishte plot.

Miqësia me to më jepte kënaqësi dhe ndjehesha mirë.

Kaloja natën nëpër buzukë, i ngrënë dhe i pirë mirë, flija me to disa orë dhe të nesërmen, marshoja udhëve të Greqisë me thasët me miell ngarkuar mbi kamionin e ri dhe tepër modern “Volvo”, me krevat në kabinë!

Kurrë nuk shkoja për interesa nëpër gra, isha fare mirë nga gjendja ekonomike, punoja dhe shpërblehesha. As merrja dhe as jepja, hanim e pinim bashkë me to, si miq!

22 23

Depozitoja në bankë për çdo muaj shuma të mëdha dhe nuk më dhëmbi asnjëherë koka nga frika për jetën. Me kalimin e viteve më lindi ideja të ndërtoja një shtëpi dhe të krijoja familje.

Të parën e realizova, por të dytën jo.

Ndërtova një shtëpi dykatëshe me oborr e me kopsht, me pishinë dhe tepër moderne e bashkëkohore. Sinqerisht edhe sot nuk e besoj se si ia arrita. Po ia arrita vetëm me punë.

Isha bonjak, fillikat, kisha nevojë domosdo të gjeja një njeri të përshtatshëm për shoqe jete. Disa herë bëhesha pesimist, i mërzitur, i lodhur, pa gajret e pa shpresë…!

Jeta është një labirint, që të merr në vorbullën e saj si të vijë, përpiqu sa të duash, nuk largohesh dot nga e shkruara…Udhët e jetës janë të ndryshme, ashtu siç janë edhe njerëzit të ndryshëm, po të jesh i huaj në vend të huaj s’ka më keq.

Vendi yt është si puna e gurit, që peshon më shumë dhe gjithmonë rëndon!

Ndërtova shtëpinë në kohë rekord, por shtova xhelozinë e vendësve.

Filluan të më bëheshin pengesë, sapo bleva tokën, e këtë e bleva nga pronarja ime, e cila e kishte prikë nga i ati.

Bleva pesë stremë, me një çmim të arsyeshëm, e rrethova me mure blloku dhe me kangjella në kohë rekord, më pas e vesha me gurë dekorativë, me një portë të madhe hekuri.

S’lanë gjë pa shpifur, aq sa më degdisën disa herë në polici, mbasi kisha filluar punë pa “leje”, sipas atyre për rrethimin…! Unë kisha çdo gjë në rregull.

Zonja Tushe, kështu e thërrisnin pronaren time, që e kishte emrin Areti, kishte influencë dhe me dëshirën e saj të mirë, mbarova punë dhe u pajisa me dokumente të rregullta greke sot e disa vjet më parë, duke marrë edhe shtetësinë. Brenda dy vjetësh e kompletova shtëpinë me orenditë bashkëkohore dhe të gjitha me gusto, çdo gjë të re…!

Isha në një lagje ku të gjithë ishin “peco”, të kamur dhe intelektualë. U vriste sytë jo vetëm puna ime, por edhe unë, gjithsesi vazhdoja të isha natë e ditë në punë dhe nuk shqetësoja njeri.

Në kohën që mendoja të lidhesha me dikë të krijoja familje, mbasi kisha plotësuar gjithçka, më ndodhi ajo që më ndodhi, pikërisht dy ditë para Pashkëve.

Prisni t’ju rrëfej.

Paskal Kondua pinte cigare, kthente gotat me kabernet “Kallamate” e me meze të ndryshme me “fruta” deti të freskëta dhe ndjehej i lumturuar me prezencën time… “Hajde gëzuar” më ngacmonte shpesh. Ndërsa unë isha tërhequr nga rrëfimi për jetën e tij, aq sa as më hahej, as më pihej… Ai rrëfente me pasion dhe me vërtetësi.

Isha gabuar, kur mendova se ai kishte lajthitur sadopak.

5

Doktori grek, Aleko Pressa, ndërkohë ishte kthyer nga studimet pasuniversitare në Paris. Së bashku me diplomimin e tij të plotë dhe në shkallë më sipërore për mjekësi, solli me vete edhe Ritë Maudonë, vajzën e bukur jetime franceze, me të cilën u dashurua shpirtërisht. Bënë një dasmë të madhe në fshat, aq sa do të mbahet mënd.

Jeta e re në një vend tjetër i ndryshoi Ritës gjithçka. Ajo la pas kujtimet dhe hidhërimin dhe iu përkushtua fatit dhe jetës me doktorin, i cili, ndërkohë, kishte filluar punë jo në spital, por në administratën shtetërore “Dhimarqio” (Bashkia) të Selanikut, si ekspert i shëndetësisë.

Para dasme kishin blerë edhe një apartament të bukur, të cilin e kishin mobiluar mirë me gusto, me shije dhe estetikë bashkëkohore. Apartamenti kishte tre dhoma gjumi, një sallon të madh, kuzhinë e madhe, dy banja, një studio, dy depo dhe nga të tre anët me ballkone me pamje nga deti.

Poshtë apartamentit të tyre ishte një lulishte me peme dekorative dhe bar e lule, që ia shtonte hijeshinë të gjithë zonës duke dhënë kënaqësi dhe qetësi shpirtërore.

24 25

Kishin blerë dhe dy garazhe për parkim të makinave.

Ishte me të vërtetë një jetë ndryshe për Ritën, e cila me një vullnet të madh filloi të mësonte gjuhën e vendit me mësuese, rregullisht çdo ditë.

Shkonte sistematikisht çdo të premte, të shtunë e të diel mbas dite dhe luante flaut në filarmoninë e qytetit, vetëm për hobi.

Gjente kohë edhe për gjimnastikë, ta mbante trupin ashtu si sportiste siç ishte edhe para martese. E dashuronte Alekon dhe kishin një harmoni për të pasur zili.

Çdo mbas dite dilnin bashkë dhe një herë në muaj shkonin në fshat në periudhë dimri, tek prindërit e tij, të cilët zotëronin një kapital të madh. Ata veç shtëpisë, kishin edhe një shtëpi pushimi buzë detit me 12 apartamente, dy prej të cilëve nuk i lëshonin asnjë herë me qira, por i dispononin për vete dhe për miqtë.

Ritë Maudoja e preferonte shumë fshatin dhe shpesh shkonte aty për t’u rehatuar e për t’u larguar nga jeta zhurmuese e qytetit, sepse qetësia i bënte mirë dhe i largonte çdo lloj stresi të cilat ajo i kishte të ndezura.

Kryesisht gjatë verës po thuaj qëndronte, aty në plazhet e bukura e marramendëse, në ujërat e kristalta, të blujta…

Kudo që shkonte, grekët e shikonin me admirim nusen e re, pale kur mësonin historinë dhe fatkeqësinë e saj me humbjen e prindërve në mënyrë tragjike, e simpatizonin dhe e respektonin akoma më shumë.

Dalëngadalë Ritë Maudoja filloi të përshtatej, madje krijoi edhe miqësi me gra dhe shoqe të reja, ose me shoqe të shokëve të Alekos. Njëra prej tyre ishte dr. Eftimia, e cila ishte një vajzë model dhe shumë e bukur, punonte po në shëndetësinë e rrethit, si inspektore në vartësi të të shoqit.

Ndërkohë Alekua ishte bërë shef i shëndetësisë dhe gëzonte një autoritet të madh në qytet. Ishte serioz me punën dhe personaliteti i tij ndryshoi shumë gjëra, duke sjellë metoda bashkëkohore, të cilat ndoshta përpiqej t’i servirte si në Paris.

Kështu brenda dy vjetësh çifti Pressa u bë i dëgjuar dhe fitoi një reputacion të madh. Më vonë doktori, duke kaluar koha, siç duket nga euforia që kanë në përgjithësi grekët, kur nuk u mungon paraja dhe mirëqenia, filloi të bëjë një jetë borgjeze.

Organizonte lloj-lloj marifetesh, kampingje, dreka, darka, udhëtime, qejfe të pa kritere dhe aspak të domosdoshme, si zakonisht me paratë e shtetit…

Abuzonte me punën duke kujtuar se ishte gjithçka, mungonte me ditë të tëra, duke organizuar shërbime!

Dalëngadalë po kultivonte një egoizëm të shfrenuar, duke i hyrë vetja në qejf dhe filloi ta linte pas dore Ritë Maudonë, e cila, me hidhërim, kuptoi se i shoqi po degradonte dhe po ndryshonte çdo ditë qysh sa u bë shef.

Duke kaluar ditët dhe muajt apo viti, pse jo dhe vitet, doktori bëhej gjithnjë e më shumë indiferent ndaj bashkëshortes, por njëkohësisht dhe mospërfillës ndaj çdo gjëje! Megalomania e tij dhe egoizmi i shfrenuar e shndërruan shumë shpejt në një njeri me karakter të dobët.

Filluan sërish shqetësimet për Ritë Maudonë, të cilat përpiqej t’i mbante përbrenda vetes…!

Rinte e qetë dhe e dëshpëruar. Në fillim Alekua i thoshte: “Pse shqetësohesh, unë jam në punë, s’kam kohë, jam i lodhur dhe tejet i ngarkuar, ty nuk të mungon asgjë dhe nuk të kërkohet asgjë… Rri rehat, pse je bërë e bezdisshme dhe rri si e hutuar, nuk të kuptoj?”.

Aleko Pressa, kujtonte se francezka e bukur nuk kuptonte dhe se kishte mbetur ajo e para, pa njohur jetën “greke”!

Jo, kishte gabuar! Ajo kishte kohë që dyshonte se doktori e tradhtonte, si zakonisht grekët e pasur, që duan dhe kërkojnë dashuri të reja…(pa përgjithësuar).

Ritë Maudoja e neveriste, kur vinte i pirë, kur vononte dhe hap pas hapi filloi disharmonia midis tyre. Ajo përsëri po ndjehej fillikate dhe e pa njeri.

26 27

Me kalimin e kohës, gjendja e saj depresive, sa vinte e po keqësohej. Marrëdhëniet me Alekon po tronditeshin çdo ditë e më tepër. U shtrua nja dy herë në spital, nga ku doli e dobësuar dhe e telendisur…!

Doktori bënte indiferentin dhe sillej edhe më i ftohtë me të.

Ngrohtësia e mëparshme dhe miqësia ishte harruar, një tjetër njeri paraqitej para saj, gjë kjo që po i merrte frymën.

Mungonte çdo gjë dhe një perde e akullt ishte krijuar midis tyre.

Ritë Mauduja s’kishte nevojë për mëshirë. Karakteri i lartë i saj e shtynte gjithmonë të bënte të pa diturën…!

Dr. Eftimia, vajza e bukur Korfjate, vartësja e Aleko Tripsës, kishte hyrë në mes të dashurisë tyre “pabesisht”!

Rita nuk gjente dhe nuk dinte se çfarë udhe të ndiqte. Ishte plotësisht e bindur se doktori kishte zënë një dashuri të re…! S’kishte ku të vinte më poshtë, u zhdukën një herë e mirë premtimet e tij në një spital të Parisit… Tradhtia e grekut e poshtëronte…!

Dha e mori e shkreta vajzë dhe çdo ditë po bënte sa të mundte investigime për të, se ndoshta edhe gabonte! Por Jo, ishte e vërtetë, mikja e tij (dhe e “saj”), dr. Eftimia Gjereko ishte bërë një me burrin e saj, grekun Aleko Pressa.

Përjetonte ditë të vështira, filloi të flinte vetëm në dhomë tjetër, çdo ditë grindje me të e shikonte se po çmendej…Ishte katërçipërisht e bindur se po humbiste gjithçka.

Rrinte me ditë të tëra në fshat tek prindërit e tij, të cilët ishin intelektualë pensionistë dhe njerëz shumë të mirë. Ata e donin dhe e respektonin shumë Ritë Maudonë dhe ndienin për të respekt, dashuri dhe konsideratë të lartë, çdo çast ata i jepnin dashuri, mirësjellje dhe dashamirësi.

Si i Ati, zoti Mihal, por edhe e ëma, z Katerinë, kishin qenë arsimtarë dhe kishin kuptuar me kohë se diçka nuk shkonte mes çiftit të ri…!

Rita nuk u ankua kurrë tek ata. Dha e mori e shkreta vajzë, por s’gjente rrugë dalje…!

Në Paris nuk donte të kthehej më, kush e priste, ku të mbështetej! Jeta e saj po errësohej. Dielli ishte errësuar që në mëngjes.

Të gjitha koncesionet dhe paratë e trashëguara, i kishte me emrin e saj, madje edhe apartamentin e kishte blerë me emrin e saj dhe me paratë e saj si prikë, me mendim që të mos kishin “pakënaqësira” prindërit e tij që ja, nusja nuk solli gjë (këto mendime kishte Rita kur erdhi nuse në Greqi.)

E shikonte se ajo “kala” që ndërtuan me grekun Tripssa ishte prej rëre, domosdo parashikonte se fundi do të ishte i hidhur.

Alekua hiqej sikur nuk kishte ndërmend të braktiste Ritën, pavarësisht veprimeve të tij, që nga egoizmi dhe karakteri i tij i dobët, i quante normale. Edhe të mungonte në shtëpi, të pinte, por edhe të dashuronte, të abuzonte, apo të tjera si këto, ai i quante legjitime..!

Rita përjetoi një jetë të vështirë, pa dashurinë dhe dashamirësinë e tij, i ftohti polar që mbretëronte midis tyre po ia nxinte jenë…! U dobësua, përpiqej të mos tregohej tek ai e tronditur, por jo, ndjenja të brendshme e mundonin që ishte zhgënjyer, ishte poshtëruar që humbi dashurinë e parë, si rezultat i një pabesie të shfrenuar të partnerit të saj, tradhti kjo që e trondiste në çdo çast.

Kishte ditë që doktori i pirë thumb shkonte në dhomë të saj dhe bënte seks me dhunë me të. Rita Maudoja poshtërohej gjithnjë e më shumë…

Kupa ishte mbushur plot, nuk dinte si të vepronte, jeta e saj po merrte fund…!

Çdo gjë e shikonte të zezë, edhe Alekon, të cilin tani e urrente si një njeri të poshtër dhe të pa cipë, edhe shoqërinë greke, edhe shtëpinë edhe kopshtin edhe prindërit e tij, edhe Greqinë e tërë, por edhe Francën, vendin ku ajo lindi dhe ku humbi gjithçka. Ajo ishte në errësirë të plotë, lotët e saj nuk pushuan dhe nuk shteruan kurrë…!

28 29

Ashtu siç ishte, në një natë të errët sterrë, kur kishte kaluar ora një e natës dhe doktori kishte tre ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi, Ritë Maudoja mbasi kishte marrë vesh se kishte ngelur edhe shtatzënë, në një gjendje depresive afër çmendurisë totale, i hipi “Citroenit” dhe, si e shkalluar, u nis drejt të panjohurës me një shpejtësi skëterre!

Vendimi i saj ishte i prerë…

Për dy ditë afrohej Pashka e madhe dhe grekët do të gëzonin festën e tyre?

6

vijon