Gri-Fatbardha Hamzaj


Gri

Nis një varg nis ta shkruaj,

Hedh në letér dy tri vargje,

Pastaj fshij e fshij ngadalë,

Shkruaj me hapa vigane.

Koha gri, qielli me re,

Herë ftohtë, herë me shi,

Herë me diell herë me erë,

Si është koha në pranverë.

Gri në pamje gri në qiell,

Gri mendimet té kaplojnë,

Kjo gjendje është në pranverë,

Lulezat tê turbullojnë.

Ndaj dhe shkruaj, shkruaj,

Koha ikën dot s’e kap,

Këtu në lagjen më të vjetér,

Ndihesh qetë e je i paqtë.

Të gjitha reagimet:

3Fatbardha Berisha Budini, Ismail Xhaferi dhe 1 tjetër