Grigor Vitez-Ku do t’i mbjellim buzëqeshjet-Nga kroatishtja:Berzat Sadiki


Grigor VITEZ

KU DO T’I MBJELLIM BUZËQESHJET

Ku do t’i mbjellim buzëqeshjet?

Nëpër oborre,

në sheshe;

në male, nën degë –

kudo ku ka lojë.

Ku do të mbijnë buzëqeshjet?

Në zemrën time,

në zemrën tënde;

në zemrat e të gjithëve

mbijnë bimë buzëqeshjeje

Ku do të çelin buzëqeshjet?

Në fytyrën time,

në fytyrën tënde;

në fytyrat e të gjithëve,

që na buzëqeshin ne.

*

Nga kroatishtja: Berzat Sadiki