Grimca letrare-Zabit Sulo


Shpesh shikojmë ëndrra të bukura

Të dehura nga shpresat e ditës së re

Papritur ëndrrat rrëzohen të cunguara

Si gjethet që sëmuren nga vjeshta e pafre’

Sepse ëndrrat udhëtojn të shkujdesura e hera herës të pashpres

Në labirinthin e jetës plotë ankth e maraz

Veçse një dritëhije përshkon një mëngjes

Dhe ëndrrat marrin krah e mbushen plot gaz.

Kaq mjafton që ëndrrat e mia të marrin krahë e të mbushen me dritë për të qenë.

Si dallandyshet që sjellin pranverë

Të marrin dritë e të shohin rrugën nga udhëtojnë e nga flenë

Të zgjohen herët……

bashkë me diellin…..

E të lulëzojnë dhenë

Pse jo të sheshojnë…

Me tehun e penës…..

Edhe ca brazda poetike

E të mbjellin mbi to ca fara letrare

Meqënëse të dy gjithë jetën bashkjetojnë

E në fletët e bardha plugojnë ugare

Dhe me grimca llavash artistike

Zbukurojnë ca ëndrra të murosura

E të zhubrosura ndër vite.