GRINDUR SHELGU E ULLIRI-Luan Sheshi

Luan Sheshi

(fabul)

Atje lart në Manastirë,

Mbiu Shelgu në delirë,

Fill pas tij dhe një Bliri,

Kokërr-pjekur qe Ulliri..

E një ditë keq djersitur,

Sherri nis krejt papritur,

Njëri hesht, tjetri shanë,

Për hiç gjë sa s’u vranë…

Bli i mençur qetë-qetë,

Propozoi të bëj anketë,

Shpejt ca pyetje i ujdisi,

Një mbi një si mizë lisi…

E pastaj zgjidhjen gjeti,

Hallkë e fundit Komiteti,

Vendimarrjen pati Juria,

Kokrra humbi e fitoi hija…

Atje lart në Manastirë,

Mbiu Shelgu në delirë,

Pak më tej Ulliri në faj

Si shpagim ca litra vaj…

Luan Sheshi : 7 gusht 2025…

GRINDUR SHELGU E ULLIRI

(fabul)

Atje lart në Manastirë,

Mbiu Shelgu në delirë,

Fill pas tij dhe një Bliri,

Kokërr-pjekur qe Ulliri..

E një ditë keq djersitur,

Sherri nis krejt papritur,

Njëri hesht, tjetri shanë,

Për hiç gjë sa s’u vranë…

Bli i mençur qetë-qetë,

Propozoi të bëj anketë,

Shpejt ca pyetje i ujdisi,

Një mbi një si mizë lisi…

E pastaj zgjidhjen gjeti,

Hallkë e fundit Komiteti,

Vendimarrjen pati Juria,

Kokrra humbi e fitoi hija…

Atje lart në Manastirë,

Mbiu Shelgu në delirë,

Pak më tej Ulliri në faj

Si shpagim ca litra vaj…