Grua…


Grua…

Ate natë kisha pirë pak,

Le të themi dhe tepruar,

Si adoleshent nëpër rrugë,

S’kam lënë vend pa të kërkuar..

Piva, sa të urreja veten,

Vetëm drejt, nuk ecja dot,

Në mëndje kisha fytyrën tende,

Dhe sytë e tu mbushur me lot,

Po sikur mos të të gjeja,

Sikur kuçedër do të ish shtëpia,

E kisha me hak që mallkoja veten ,

Për idiotesitë e mia.

Kur dera u hap dhe ishe ti,

Mu ngroh gjithë shpirti më beso,

Veç në ka Zot të përgjërohem,

Me sy lotuar, mos më shiko.

E kush më shumë se ti me fal,

Kush më shumë se ti moj grua,

Gjithë botën përmbys e kthej në çast,

Ti gjer ne vdekje je me mua.

Arjana Fetahu Gaba, 

New Jersey,  USA 

About Post Author