Grua e bukur cigane!Adonis Dodestani-Përktheu:Irma Kurti


Grua e bukur cigane!

Ah, ti grua e bukur cigane!
E zbukurova poezinë time me drita ngjyraplot
për të imituar ngjyrën e syve të tu
Të gjitha vargjet e poezisë sime i ngjita në gjoks
Në zemrën time të t’kujtoj përgjithmonë

Ah, ti grua e bukur cigane!
Kur emrin tim e thirre nga kulla më e lartë e sahatit në qytet
Po mendoja për ëndrrat e tua.

Ah, ti grua e bukur cigane!
Unë të dua si fjalët e poezisë sime
Dhe poezinë në krahë e mbaj dhe puth buzët e saj.

Ah, ti grua e bukur cigane!
Le ta dijë e gjithë bota sesa shumë të dua!
Më jep pak nga e qeshura dhe shikimi yt
Këtë herë jam unë që thërras nga kulla e sahatit të qytetit:
“Kjo grua e bukur cigane më do vetëm mua!”.

Përktheu në shqip: Irma Kurti

Biografia

Hamid Nazarkhah Alisaraei (Adonis Dodestani) është poet, shkrimtar, tregimtar, gazetar dhe studiues i kulturës popullore. Ai ka lindur në vitin 1978 në qytetin Kuchesfahan, në Iran. Pas diplomimit në fushën e menaxhimit të çështjeve kulturore, arriti të përfundojë Universitetin.
Ai ka qënë anëtar i komitetit themelues dhe përgjegjës për shoqatën e poezisë dhe letërsisë Kochsefahan nga viti 2002 deri në 2007. Hamid Nazarkhah Alisaraei është gjithashtu themelues dhe drejtues i grupit “Kochsafahan” nga viti 2011 deri në ditët e sotme. Nazarkhah ka filluar zyrtarisht aktivitetin e tij si gazetar qysh nga viti 2005 me gazetat lokale në Gilan në Iranin verior. Gjatë kohës kur ishte student, ai shtypi dhe botoi revistën “Bloom” në të dy gjuhët gilakisht dhe persisht si drejtues dhe përgjegjës i saj. Aktualisht është drejtor i Institutit të Kulturës Gil Kochsefahan.
Nazarkhah ka botuar librin e tij të parë me poezi në vitin 2018 në gjuhën gilaki me përkthim persisht me titull “Ninulla e erës” nga shtëpitë botuese Gil dhe Dilam.
Në 2021, Nazarkhah ishte organizatori dhe sekretari i edicionit të parë të Festivalit Kombëtar të Tregimit të Shkurtër (Çmimi Alisaraei) si në seksionet e lira ashtu edhe në ato speciale me tematikë Coronavirus (Covid 2019).
Poezitë dhe shkrimet e tij janë shtypur dhe botuar në botime në letër dhe elektronike në Iran si dhe në vende të tjera në gjuhët gilaki, persiane, arabe dhe angleze.