Grua e dashur!Valentina Todhri


Valentina Todhri

Në endje ëndrrash pa mbarim

e kryqëzime rrugësh të pafund.

E fortë, e sigurt, e bukur qëndron ti,

Si zgalemi, që çan çdo furtunë .

Furtuna, që jeta ti bën barë,

por ti jo, s’u tute, kurrë …

Grua e dashur, e mira nënë,

Për ty askush s’rreshti vargje të thurë.

Tek ti loti dhe buzëqeshja, bashkëudhëtarë

Për ty ,që jo s’u lodhe asnjëherë,kurrë.

Për ty që asnjë barrë, s’të përuli.

Por gjithmonë qëndrove, e fortë si “burrë”

Sa burra para teje, u përlotën, u përulen.

Sa të lënduan, të vranë, të bënë të qash .

Sa të bën të heshtësh, por jo të gjunjëzohesh.

Se ti je Α (αλφα) dhe Ω (ωμέγα)

e kësaj bote të vrazhdë .

Në endje ëndrrash pa mbarim

e kryqëzime rrugësh të pafund.

E fortë, e sigurt, e bukur qëndron ti,

Si zgalemi, që çan çdo furtunë .