GRUA MBI KALË
Një grua e gjitha e artë
stoli nga oborri i luftës
rrethuar sysh
kalëron në ditën e kurrizqelqtë
dhe turret si një panterë
mes gjoksit tim të çarë tejpërtej
mes bukmejkërsave të murrëzuar
në shkallët e hipodromit
e harbimi i saj lëshon me klithmë
nga më të ndyrat fjalë
nga më të urtat fjalë
E ruan të njejtën kënaqësi të llahtarshme
tek rend për kushediseku
duke shtrënguar frerët
me thonjtë e ajrit të shkopsitur
nga ecejaket
e magjia e saj lë pas një vazhdimklithmë
me më të ndyrat fjalë
me më të urtat fjalë.
