Përse, pyet ajo, koha dhe godina e papërlyer
janë shtrirë përtokë?
Pak nga pak heshtja korrozive prishet,
siç prishet heshtja dhe pas hukatjeve në qelq
sozia e veshur me një këmishë nate kërkon me zë
hajdutin e grave dhe gjykatësit.
Ajo s’mund të jetë më një statujë supengrënë,
një statujë krahëthyer, një statujë me vrimë
në mes. Ajo është tundimi, vetë marrëzia,
është vetë tundimmarrëzia.
Me flokët e shprishur kjo ethenatë
ofshan në atë mënyrë,
që parfumi i dëshirave të fshehta
të përhapet si një këngë në direkun e anijes.
Përse, pyet ajo, hajduti i grave dhe gjykatësit
po vonohen kaq shumë?
