Grua prej guri-Valbona Kolaveri


GRUA PREJ GURI

Gjysmë gur

Gjysmë mish

Hir i dalë

Nga gjysma kohësh

Që tronditën troje

Bijë e dashurive

Qē u kënduan qiejsh

Dhe kulluar

Lot i dielltë

Rrëmbyeshëm

Shkoi me rrjedhë të Drinit

Të rrēfeje legjendën,

Visesh

Mbështjellë

Me dantellë ëndrrash

Gji i mbetur jashtë

Jetë e gdhendur gur

Pret ,

Të kumbojë motesh

Jehonë e zërit të saj

Melodi e veshur degësh

Shelgjeve,

Mbi Bunë

Trokëllin me kuaj fatesh

Zanave,

Të udhëve të mençura

Rozafat

Ëngjëjsh zbret mbi kryt

E hyjtë

Këngë e historisë

Nuse përmbi nuse

Grua guri

Qëndrestare jetë.