“Gruaja arbëreshe dje, sot, nesër”-Nga Zymer Mehani


Gruaja arbëreshe dje, sot, nesër” të bashkautoreve Emilia Blaiota, Flavia D’Agostino, Lukrecia Linda, Luçia Martino-

Nga Zymer Mehani

Zymer Mehani
Në selinë e LSHK-së u promovua vepra :“Gruaja arbëreshe dje, sot, nesër” të bashkautoreve Emilia Blaiota, Flavia D’Agostino, Lukrecia Linda, Luçia Martino.
Dje, më 25 prill 2023, në selinë e LSHK-së në Prishtinë u promovua një libër i arbëreshëve të Kalabrisë.
Këtë takim e hapi kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prof. dr. Shyqri Galica, i cili u uroi mirëseardhje në Republikën e Kosovës motrave dhe vëllezërve arbëreshë nga ngulimet arbëreshe të Kalabrisë, pastaj shpalosi një historik të shkurtër të LSHK-së, duke përmendur vitin e largët 1946, kur u themelua Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës. Ai për musafirët theksoi se LSHK-ja mban për çdo vit takimet tanimë tradicionale dhe organizon manifestime letrare, tryeza dhe tribuna, ore letrare, ligjërata, përurime librash dhe përvjetorë. LSHK-ja jep çmimin letrar “Esad Mekuli” për veprimtari letrare të shkrimtarit dhe çmimin “Metafora”, që ndahet në kuadër të festivalit “Drini poetik”, Takimet e poeteshave shqiptare në Vushtrri, etj.

Pastaj fjalën e mori Prof. Migena Arlati, që dha një njoftim lidhur me aktivitetet me arbëreshët edhe në Gjakovë. Autorë e studiues folën për  librin “Gruaja arbëreshe dje, sot, nesёr” të autoreve Emilia Blaiota, Flavia D’Agostino, Lukrecia Linda, Luçia Martino.

Për veprën folën Luçia Martino nga Frasnita e Kalabrisë, kryetare e shoqatës “Vorea” të Frasnitës dhe shkrimtari, publicisti e përkthyesi Ndue Lazri, të cilët trajtuan disa çështje të traditës dhe të aspekteve të ndryshme që përmban ky botim me interes të shumëfishtë. Por për traditën etnologjike dhe aspekte të tjera foli kostumografja Zaimira Qeraxhiu, ndërsa me disa pika muzikore arbëreshe kënaqi publikun artisti Marko Moça, i cili u përshëndet me duartrokitje të gjata.

Për çështje të ndryshme rreth librit diskutuan edhe disa anëtarë të LSHK-së.

About Post Author