Gruaja dhe burri gjahtar:Bilbil Murataj


GRUAJA DHE BURRI GJAHTAR

Një ditë të bukur

Shkon burri për gjah,

Gjerdanin në brez,

Pushkën hedh në krahë

@

Ku vete, i thotë gruaja

Gjithë qesëndi,

Në gjithë këtë jetë

E ke zbrazur në hi

@

Kam një parandjenjë,

Sot, e dashur grua,

Se fati i mirë

Do të jetë me mua

@

Ishallah, thotë gruaja,

Prapë me qesëndi,

Kujdes, o lumë,

Se mos vret njeri

@

Jam shumë i kujdesshëm,

Mos u bëj merak,

Sepse gjuetinë

E kemi në gjak

@

Për sa mbahet mënd,

Shumë breza më parë,

Ne, den baba den,

Kemi qenë gjahtarë

@

Pa e hequr fare

Pushkën nga krahu,

Mu përpara këmbëve

I doli dhe gjahu

@

Një lepur i ngordhur,

I vrarë gjëkundi,

Ish duke dhënë shpirt,

Në grahmat e fundit

@

Shikoi rreth e qark,

Mos dilte pronari,

Qenka fati im, tha,

E gjeta i pari

@

Me lepurin në dorë,

Vrap e për tek gruaja,

Të thashë që sot

Fati është me mua?

@

Do ta zbuloj, tha gruaja

Në e ka vrarë vetë,

Në darkë do t’i punoj

Dhe një marifet

@

E gatuan lepurin,

E hëngrën me ëndje,

Djallëzia e gruas

S’i kish shkuar në mëndje

@

Nga mezi i natës,

Si me marifet,

Gruaja i bie derës

Dhe me forcë thërret

@

E dëgjove burrë,

Po troket dera,

Po dal ta hap unë,

Si herët e tjera

@

Burrë na ngatërrove,

Na bëre hatanë,

Janë vëllezërit e lepurit,

U ke vrarë vëllanë …

@

Të ngordhur e gjeta,

Nuk e vrava unë,

Prandaj largohuni,

Do t’u lutem shumë …

@

Që të ketë lezet

Edhe muhabeti,

Shumë shpejt doli

Edhe sekreti …

@ Copyright 2023

Të gjitha të drejtat – autori

About Post Author