Gruaja…Suzana Rama


Është hyjnia që zoti krijoi,

krijesa që ti thua, se ke në krah’,

askush nuk e ndjeu, s’e vlerësoi,

për brishtësinë dhe forcën që ka.

Si pronë e mbajnë, e shtrëngojnë,

vlerësojnë vetëm bukurinë fizike,

për ndjenjat që mban, s’e vlersojnë,

përkufizohen, të gjitha janë identike.

Gruaja është muza e vërtetë,

familjen e vet e do, ka të shtrenjtë,

në çdo situatë është rregullator,

është e gjithanëshme, bëhet therror.

Nënat tona, gra të lodhura ishin,

pakt me heshtjen kishin bërë dikur,

vendime të merrnin të drejtë s’kishin,

veç të robtoheshin për fëmij e burrë.

Sa mirë që koha ndryshoi, evoluoi,

vlersuan, shkolluan, vajzat që rritën,

ju dha të drejtë koha, mësoi e forcoi,

me zgjuarsi gjithë botën e bindën.

S’ka profesion që nuk aderon një grua,

përveç profesionit që zoti i dhuroi,

gjeneza që rrit jetën, realizon detyrat,

zbukuron jetën me gjithçka mësoi.

Gruaja nënë nëpër zëmra ka altar,

është një perëndeshe, është hyjni,

mbi kurm të saj, s’bëhet më pazar,

gjithçka e realizon, me forcë shpirti.

Nëse e vlerson, ajo të bëhet mike,

në familje të mbretëron qetësia,

po e shkele sadopak në parime,

përballë s’do jetë gruaja, por armikja.