Gryka e Kaçanikut-Zymer Haliti


(Kushtuar trimave të lirisë)

Sa shumë fortuna e stuhi

pushtuan këtë grykë në mote

por kjo kodër më tërë fuqi

qëndroi ballëlartë si nënëloke.

Shumë ushtri e pushtues kaluan

kësaj gryke erdhën e shkuan.

por këtë popull kurrë se mposhtën

edhe pse me vite e vodhën e lodhën.

Shume këngë e histori tregohen

ç’rezistencë poulli u bëri stuhive

këto gurë e kodra sot lartësohen

dhe mbesin dëshmi sot breznive.

Këtu në grykë topi Mic Sokoli

përpara një ushtrie i doli …

këtej ishte edhe Idriz Seferi

që armiqve u solli frikë tmerri.

O këtyre kodrave dhe ushtarët

nga UÇK-ëja qëndruan,luftuan

me komandant Bardhin të parët

deri sa atdheun një ditë çliruan.