GUDULISJE ME VARGJE
* * *
Ë…femrat,
besohen?…
Të rralla janë ato,
Ashtu siç tregohen!
Për të të hyrë në zemër,
Si kotelet
i kanë ledhet.
Fituan?
Në hijena
u shndërruan!
Eh,sa kënaqen
Kur, drejt nga zemra,
Ta pijnë gjakun!…
“Për lodhjen,
gjer ju kapa
– thonë –
Po marr hakun!”
* * *
Ditë dhe natë,
Nga mëngjesi
në darkë,
Në çdo hap,
pullë poste,
burrit i rri.
E përsëri,
Çdo varg,
shkruar prej tij,
E tharton;
Dyshon për tradhti…
Çfarë helmi…!
Mos qofsh,
XHELOZI!
