Poezi e marrun nga
permbledhja ime me titull
“Gurët e Vendlindjës”
Me rastin e përvjetorit të Betejës së Koshares
===================
Koshare vend i burrërisë,
bëre nam në histori të dheut.
Aty ku krisi pushka e lirisë,
Vend mes trojeve të atëdheut.
Pushka e trimave i skuqi malet,
u bënë bashkë djemtë më të mirë,
Për atdhe sot jeta falet,
Trojet e Arbërit të janë të lira.
Ju lumtë dora, o ju djem të vatanit!
Që i dhatë plumb barbarisë.
Sikur pushka e Agim Ramadanit,
E hapi kufirin në mes të Shqipërisë.
U bën bashkë me Sali Çekun,
zemërshkam e të forte si guri.
Sot e lirë do të valoj shqiponja,
E mbështjellë me ngjyrë flamuri.
