Guri i lotit”
Poezi
Loti, qe iu shkeput syrit,
ra permbi gur,
e nje dhimbjeje dashurie…
vajza e Bregut te Arte,
teksa mbledh gure mozaike
a ndofta guacka perlash,
qe endrren e vrare te dajdiste
kesi mengjesi pranverash,
gjetka papritur gurin me vrime,
detin dhe lirine po aty :
ku vala e kalter
luan me reren gri.
Zonjusha e perroit te gjelber,
me gjesendet nder duar :
syrin, gurin, lulen shpirtit thelle,
ben zgjidhjen e munguar –
lotin e derdhur e mbjell
mbi gurin e lenduar…
kur loti iu shkeput syrit,
rrokullitur mbi ate gur,
gurit qe iu be vrime
e asj dhimbjeje dashurie :
ku vala e kalter
dhel reren gri.
