Guri i mullirit-Vilson Mersinllari


—————–

Kur mullixhiu i lëshoi ujin mullirit

guri i mullirit filloj të rrutullohej

misrit dhe grurit,që binin brënda tij

me eufori guri i mullirit,po u krenohej.

Po të mos jem unë,për ju o të mjerë

asnjë njeri ju,nuk ju zë me dorë

jam unë ai,që u shtyp,u bëj miell

që u përdor njeriu,për bukë e lakrorë.

Mburrjen e gurit në atë moment

uji me vëmëndje,seç e dëgjoi

dhe menjëherë derdhjen tij

mbi boshtin e gurit ai e ndaloi.

Dhe gurit i ngeci mburrja në grykë

i tha ;uji,lëviz tani o i ngratë

por guri mburracak i këtij mulliri

ngeli ai,porsi peshku më të thatë.