Gurra e bardhë(Gjergj Fishtës)


Nga Kasam ShAQIRVELA

Një poezi përkushtuese për Homerin shqiptar, At Gjergj Fishta, në 150 vjetorin e lindjes.


Nëpër mriza Zanash
Krojeve ndër ahishte
Në gjuhë të nënës
Në të ëmblën gegnishte
Me zë bilbi këndove
I madhi At Gjergj Fishta
Klithma shqiponje lëshove
Qiellit arbëror,
Mbushur përplot me re
Fjala jote e lirë
Kushtrim përmbi dhe
Mjekonte plagët e kombit
Nuk pyette për fe
Bajram e Pashkë
I bënte bashkë…
Ti bjeshkë e lashtë
E të moçmes Iliri
Sa herë e ngrite zërin
Për Shqyptari…
Zuzarë e tradhëtarë
Nga fjala jote u frikuan
As nëpër shkolla
Më nuk të mësuan
Djajt e kuq ç’u xhindosën
Librat e tu t’i burgosën
Dhe adhuruesit e tu
I sakatosën..!
Ata që e shuan etjen
Në kronin tënd
O vigan, o shkëmb!
Nuk patën ardhmëri n’kët’ vend
Se xhelatët që sunduan me ne
Nuk lejuan komb as traditë as fe
Nuk lejuan t’ktheheshe në Atdhe
As për eshtrat e tu
S’të lanë vend varri
Aty ku dhe kishe le?!
Aty ku të pushonte i pari

Gjuhë,kulturë, traditë dhe histori
Që kishin të parët e Arbërisë
“Çdo shqiptar me ia lanë
Trash’gim fmisë”
Ky qe profili yt kombëtar
Ky mbeti angazhimi yt letrar
Ashtu si dhe Hyji pati thënë
Shqiptarizmin , Shqiptarisë
Zemra dhe shpirti
Te ”Lahuta e Malcise”.

About Post Author