Gurra që s’shteret


Kasam Shaqirvela

(N a i m i t)

Sa herë që ke ditëlindje

Shqiptarët të kujtojnë

Ca pa, e ca me bindje

Veprën tënde fort e çmojnë

Por dhimbjen për shqiptarë

Nuk ta heqin o fanar!

Dhe unë bëra një fyell

Jo si të bariut o yll

Por sa t’i këndoja

Një atdhetari…

Që edhe mua

Të më shuhet malli

*

Vrimat e fyellit

Të bërara i gjeta

Në mushkëritë e tua

Që t’i shpoi jeta…

Vuajtjesh për atdhe

Dëshirash për këndim

Për histori e ardhmëri

Për bukuritë e vendit tim

Si tani si atë mot

Ç’fat i rrëndë dhe i keq

Për mëmën Shqiptari

O i lumi zot?!

*

Naim bej o frashëlli

Yll i ndritur

I Shqiptarisë

Mesia i njerëzisë

Kur vendose

Të marrësh dhenë

Sa të rrahu zemra

Për mëmëdhenë…

Ti këndove për Atdhe

Për arbëreshë dhe More

Për të madhin Skënderbe

Epope mbi epope…

Si për fusha dhe bregore

Për tradita kanunore

Përse Frashëri yt sot

Është lënë pas dore

Ndonëse qanë…

Por s’i rrjedhin lot

Se i janë tharë qe sa mot?!

Po tani, kush na iku!

Që shqiptarët e lënë dhenë

Apo dhe po e presin,

Që të kthehet, Skënderbenë?

“Vaj vatani e mjer mileti”

Shqiptarinë çka e gjeti

Herë mga shpifje

E herë me thika

Politika ore politika..!?

Po jo.. more jo

Se deti s’ngelet në pika

Dhe gurra jonë…

Nuk shteret asnjëherë

Dimer e verë…

Dhe “Bagëti e Buqësi”

Na jep jetë gjithnjë

Është vepra jote

Kuptimplote…

Melhem i kësaj bote

Kurrë nuk plaket

Po sa vjen dhe përflaket

Ajo mbetet gjithmonë e re

Se këndon për të vetin Atdhe!

About Post Author