Zijadin Gashi-GYRBETI


to me

GYRBETI

                 I
e randë ësht jeta
ne t’shkretin gyrbet
ngado që shkonë
gjithmon mbetesh vet
                II
çka esht shum zorë
n’kët bukurën jetë
asgjë tjeter hiq
sa gyrbeti i shkret
                III
vrapon kerkon paranë
me djers e me punë
kerkon lart e poshtë
leht se gjen askund
                IV
me fitu paranë
duhet tepër mund
edhe kur i merrë
t’shkrihen si sapun
                  V
nganjëher n’dalesh
dhe mendon ti shum
vallë pse s’kam lek
kur punoj kaq shumë
                 VI
në netët e errëta
shpesh rri pa gjum
të djeg n’shpirt vetmia
zemrën ta bën shkrum
                  VII
pa familjen pranë
besa dhe pa shoqri
motra vllezër shum
prap se prap n’vetmi
                  VIII
t’gjithë t’mungojn pak
e prinderit më shum
valle si e kam nënën
që e dua shumë
                 IX
a thua  nëna ime
ësht  mir me shendet
vallë  a i ka të gjtha
përveq djalit t’vet
                   X
të gjthë gyrbetqarët
lënë veq nje amanet
një dit kur t’vdesin
t’varrosen n’vendinje t’vet

kushtuar gyrbetqarve
dhe atyre që duan
t ikin nga vendlinja

shkruar e përpiluar
Z. GASHI (LLUMIC)

About Post Author