Hajdar muzikanti njeriu që i dha shpirtin dhe zemrën valles devollice-Nexhat Nallbati


Fisi muzikanti ne qytetin e Bilishtit e me gjere,ne breza ka krijuar tradite ne kultivimin dhe interpretimin e kenges,instrumentave dhe valles popullore.

Vellezerit Et’hem dhe Hysni Muzikanti(xha Et’hemi dhe xha Hysniu,sic i therisnim ne),qe ne fillim te shek.te 20-te,ishin kengetare,valltare dhe instrumentiste.Et’hemi luante ne bozuk,ndersa Hysniu i binte fyellit.Et’hemi e percolli dashurine per muziken,artin dhe instrumentin tek te dy djemte e tij,Hajdar dhe Lame muzikanti. I pari u be valltar i shquar,i dyti instrumentist virtuoz dhe kengetar i mire.Lamja ishte dhe mbeti gjithe jeten e tij,deri sa doli ne pension,pjese e nderuar e asamblit artistik te ushtrise popullore.

Hajdari lindi ne qytetin e Bilishtit me 1929.Qysh i vogel ai u be pjestar i gezimeve familjare dhe veprimtarive festive qe organizonte nen/prefektura e qytetit.

Shoket e tij te valles u bene

Shefki Kordalli, Qerim Reci nga Bilishti, vellezrit Nevruz e Ali Kondi nga Vranishti,Adil Demiraj nga Ecmeniku dhe Ismail Nure nga Plasa.

Me punen,talentin dhe virtuozitetin qe i karakterizonte ata e ngriten vallen Devollice ne majat me te larta.Nga skenat e festivaleve zonale,rajonale e kombetare derri ne festivalin Nd/komb.Ishte ky grup qe perfaqesoi denjesisht Shqiperine ne fest.e 6-te boteror te rinise qe u zhvillua ne Moske ne vitin 1957.

Vallja devollice,kjo perle e Valleve popullore shqiptare,ndezi tribunen e ketij festival dhe mahniti te 100 mije shikuesit e parkut “Gorki”.

Ky festival i dha devollices pasaporten Ndërkombëtsre si nje nder vallet me te pelqyera që u kërcyen aty.

Ne interpretimin e kesaj valleje c’do valltar ka nje element koreografik te vetin.Per Hajdarin qe ishte valltari i pare,qe hiqte vallen,ky element ne gjuhen e artit koreografik quhet dempilie,osé shtrirje ne gjuhen popullore(d.m.th.ulje e trupit dhe shtrirja e kembeve sa me shume,duke i bere ato qe te kapin dyshemene e skenes).Ky element, eshte mjaft i vecante ne llojin e vet, eshte shume i veshtire. Ai kerkon vemendje,elasticitet,impenjim,perqendrim te trupit e shqeruar me mimiken e fytyres,qe duhet te jete sa me gazmore dhe qeshur.

Kete nuk mund ta realizonte dot asnje valltar tjeter sic e bente Hajdari.E provonin te gjithe ,por kjo ju besua vetem Hajdarit.Ishte kjo arsyeja qe atij ju besua detyra e kryesuesit te valles,sepse ai bente veprimet e gjeste mjaft te vecanta,individuale,xheste te tilla qe ishin shume terheqese dhe e benin vallen me interesante gjate prezantimit te saj tek spektatoret.

Hajdari gezonte disa cilesi individuale,qe e veconin nga te tjeret.Ai e jetonte ne shpirt vallen me te gjithe elementet e saj,e shoqeronte me levizjet e gjithe pjeseve te trupit Nje gjë e vecante e tij ishte se ne peshen trupore ishte me i lehti nga te gjithe dhe vetem ai mund ta realizonte ngritjen sa me lart gjate valles i mbajtur nga shoqeruesi i tij.Ai e perkedhelte me embelsi, ne menyren me te mire skenen.

Ecja e tij karakteristike,rrembete shikimin e artdasheve,i emociononte pa mase ata,Duke siguruar duartrokitje te shumta,te vazhdueshme te shoqeruara me thirje bravo-bravo,të lumshin këmbët etj,me të cilat spektatorët shprehnin dashurinë,kënaqësinë dhe mbështetjen jo vetëm për vallen e bukur Devolliçe por dhe për interpretimin shkëlqyer të drejtuesit të saj,virtuozit Hajdari.

Ne nje foto te realizuar me shoket e tij duke luajtur,prapa saj ai shkruante kete shenim:”I morra zemres, rrenjet e valles devollice, i shkriva dhe i treta ne brezin qe po mesoj,i bera burim mirenjohje,qe vallja devollice kurre te mos shteroje”.

Nen drejtimin e kujdesin e tij u pergatit grupi me valltaret e rinj ku benin pjese Mehmet Lame,Nexhat Nallbati, Tomi Tomori,Andonaq Pojani,Gezim Mullamake,Bashkim Brano,Fejzi Gjyli,Emin Kotori dhe Luan Muzikanti e shumë të rinj të tjerë,që vazhduan t’a kërcejnë me tërë bukurinë e saj këtë valle mahnitëse e tepër të veçantë si në veshje,paraqitje dhe interpretim.

Hajdari do te mbahet mend jo vetem si valltar i shkelqyer,por dhe si njeri i thjeshte,puntor i palodhur,i ndershem,i sinqerte,me nje kujtese te mahniteshme dhe me humor te kendshem.Ai njeri dinte vetem te qeshte dhe te rrezatonte miresi e qetesi shpirterore.

Si nje prej vazhduesve te grupit te valles devollice,kisha detyrimin moral te shkruanja dicka per valltarin virtuoz,te pazvendesueshmim ne menyren e interpretimit te valles elektrizuese devollices te paharuarin

Hajder Muzikanti

Respekte dhe mirenjohje per Hajderin dhe brezin e tij.

Vallja Devolliçe, kjo perlë e valleve popullore shqiptare që ka hyrë në fondin e artë të folklorit popullor tashmë pjesë e UNESKOS,në historikun e saj, ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë me qindra dhe mijëra valltarë të shkëlqyer,por HAJDAR MUZIKANTI ishte do të mbetet “YLLI I KARVANIT” i kësaj valleje që i bën nder jo vetëm krahinës së Devollit,por me të krenohet Shqipëria dhe mbarë kombi ynë kudo në botë.

Nexhat @ Nallbati

Ish valltar i valles Devolliçe

nxënës i mjeshtrit të madh,virtuozit popullor

HAJDAR MUZIKANTIT